Sigal Prishtina e mposht Ponte Prizrenin, në gjysmëfinale ballafaqohet me Golden Eagle Yllin

Sigal Prishtina është në gjysmëfinale pasi e ka mposhtur Ponte Prizrenin me rezultat 77:88.

Në këtë fazë skuadra nga kryeqyteti do të ndeshet me Golden Eagle Yllin.

Çereku i parë ishte i barabartë deri në minutën e tetë, ku më pas prishtinasit me një seri të suksesshme e fituan këtë pjesë 15:20.

Në periudhën e dytë bardhekaltrit ishin bindshëm më të mirë, ku dalëngadalë u shkëputën, duke arritur deri në 21 pikë, 31:52, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Perioda e tretë ishte më e barabartë, me kryeqytetasit që menaxhuan epërsinë e krijuar dhe nuk lejuan prizrenasit ta shkrijnë atë, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 51:70.

Në dhjetë minutat e fundit prizrenasit u munduan të rikthehen, por nuk ia arritën qëllimit dhe Sigal Prishtina triumfoi 77:88.

Te Ponte Prizreni u dallua Dachon Burke me 31 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime, kurse te Sigal Prishtina u dallua Derrick Wilson me 22 pikë e pesë kërcime.

Ndërsa nesër do të luhen edhe ndeshjet e tjera si Trepça me Rahovecin dhe Peja me Bashkimin.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Lajmet e Fundit