15.9 C
Prizren
E hënë, 28 Prill, 2025

Çeku: Një votë dhe tre mite të thyera

Hajrulla Çeku nga organizata joqeveritare “Ec Ma Ndryshe”, përmes një shkrimi në Facebook ka konsideruar që në zgjedhjet e mbrëmshme janë thyer tre mite të shoqërisë kosovare.

Shkrimi i plotë i Hajrulla Çekut në Facebook:

Një votë dhe tre mite të thyera

Vota e djeshme në Kosovë nuk ishte vetëm një proces i zakonshëm zgjedhor. Dje janë thyer tre mite të ngulitura thellë në shoqërinë tonë.

1. Ibrahim Rugova është gjallë – dje përfundimisht vdiq Rugova, respektivisht manipulimi një dekadësh për të përfituar vota e pushtet duke abuzuar politikisht me emrin e tij. Dhe mirë që ndodhi kështu. Përfundimisht, ne të gjallët, nëse asgjë më tepër, e kemi për obligim ta lëmë shpirtin e tij të pushojë i qetë.

2. Komandantët e kontrollojnë këtë vend – të gjithë komandantët, përkatësisht partitë që janë thirrur si trashëgimtare politike të luftës së UÇK-së, të bashkuara në një koalicion, mezi arritën një të tretën e votës popullore. Kaq është fuqia e tyre reale. Ky vend i takon një mendësie të shëndoshë që vuan për ndryshim e jetë më të mirë. Sikurse me Rugovën, e kemi për obligim ta ruajmë tregimin për luftën si moment të çlirimit të kësaj shoqërie dhe ta shpëtojmë nga degradimi që ja bënë profiterët e luftës gjithë këto vite.

3. Qytetarët nuk dijnë të gjykojnë – nuk besoj që ka gjykim më të shëndoshë politik se momenti kur qytetarët me votë ia tregojnë vendin secilit. Dhe ky moment le të shërbejë si mësim për të gjithë, sidomos për ata që nesër do të jenë në pushtet, kushdo qofshin ata.

Më Shumë

A do të zgjidhen sot kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për të pestën herë në përpjekje për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët. Në seancën...

53 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

53 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë. Sipas statistikave të policisë, 20 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar...

Lajmet e Fundit