11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Çereku i fundit vendimtar, Ponte Prizreni mund Pejën

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës në udhëtim 97:115 (34:23, 24:34, 23:28, 16:30), në kuadër të javës së 24-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

 

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë nga fillimi në epërsi, derisa përfunduan çerekun e parë në të mirë të tyre me epërsinë më të lartë, 34:23.

Por, perioda e dytë foli në të mirë të mysafirëve që shkrinë epërsinë e vendasve, duke iu afruar disa herë në vetëm një pikë, kurse pjesa e parë përfundon 58:57.

Perioda e tretë ishte mjaft interesante, ku disa herë barazohen rezultati dhe herë njëra e herë tjetra kalonin në epërsi, ndërsa prizrenasit epërsinë më të lartë e kishin 74:85, por një seri prej 7:0 e pejanëve bëri që rezultati në semafor pas 30 minutash të ishte 81:85. Dallimi u bë në 10 minutat e fundit që ishin vendimtare, ku prizrenasit shkëputen dhe nuk ndalen deri në fund, duke triumfuar 97:115.

Lis Shoshi është rikthyer në parket pas gati dy vitesh, duke zhvilluar një super ndeshje, ku për 26 minuta, kishte 25 pikë e 10 kërcime, me një indeks të ndeshjes prej 31.

Ndërkohë, Dardan Berisha kishte 26 pikë e 9 kërcime, kurse një mungesë e madhe e Pejës ishte mungesa e trajnerëve për shkak të infektimit me Covid 19.

Te Ponte Prizreni më të dalluarit ishin Divine Myles me 31 pikë e 8 asistime, Këame Vaughn me 23 pikë, 8 kërcime, 8 asistime dhe Urim Zenelaj me 21 pikë e 10 kërcime.

Peja ka 12 fitore dhe 12 humbje, derisa Ponte Prizreni është lider me 17 fitore dhe 7 humbje.

Më Shumë

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Në Rahovec vidhet filtri për pastrimin e mbeturinave në lum

Në Rahovec është vjedhur filtri që shërben për pastrimin e mbeturinave në lum. Siç shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, vlera e...

Lajmet e Fundit