1.9 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Çmimi i transferimit dhe paga marramendëse e Cristianos te Juventusi

Pas nëntë viteve të kaluara te Real Madridi, Cristiano Ronaldo do ta vazhdojë karrierën në Serie A te Juventusi aty ku do të fitojë rreth 564.750 euro në javë.Tashmë klubi spanjoll ka konfirmuar largimin e CR7, ndërsa vet futbollisti i ka dedikuar një letër ish-klubit, bashkëlojtarëve, stafit dhe tifozëve.

Ronaldo do të luajë në “Allianz Stadium” në katër vitet e ardhshme (qershor 2022), ndërsa për shërbimet e tij kampioni italian do të paguajë 100 milionë euro, të ndara në dy këste që do t’i paguajë brenda dy vitesh. Ndërkaq, 12 milionë euro të tjera do të paguajë shtesë për kontribute solidariteti në bazë të rregullave të FIFA-s.

Është raportuar se CR7 do të paguhet 30 milionë euro neto në sezon te Juve, ndërsa kur kihen parasysh tatimet në Itali, atëherë “Zonja e Vjetër” duhet të paguajë thuajse 60 milionë euro bruto në vit për pagën e 33-vjeçarit. Një pjesë të madhe të kësaj shume do ta paguajnë sponsorët.

Në këtë mënyrë, Ronaldo do të përfitojë rreth 564.750 euro në javë, një shumë që nuk është dëgjuar kurrë më parë në futbollin italian.

Më Shumë

104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

“Emrin tënd e përjetësova”, Kastriot Tusha sot sjell këngën për Komandant Drinin

Një ngjarje e veçantë muzikore dhe historike do të shënohet këtë të enjte në Prizren, me premierën e këngës kushtuar legjendës së luftës dhe...

Lajmet e Fundit