21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Covid-19/ Indi, po mbaron hapësira për të djegur të vdekurit

Të premten e 29 prillit, zyrtarëve në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, u është kërkuar që të gjejnë më shumë hapësirë për djegien e trupave, pasi morgët dhe krematoriumet e qytetit janë të mbingarkuar nga rritja e lartë e vdekjeve nga Covid-19.

Në Indi, krematoriumi ose krematori është vend posaçërisht për djegien e trupave të të vdekurve.

Një valë e dytë e virusit po shkatërron një pjesë të Indisë, me 386 mijë e 452 raste të reja të raportuara të enjten e 29 prillit – rritja më e madhe njëditore e regjistruar për çdo vend.

Ndërsa u numëruan 3 mijë e 500 vdekje në të gjithë vendin dhe gati 400 në Delhi – një rekord për kryeqytetin.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve në vend tani ka kaluar 18 milionë.

Dërgesa e parë e furnizimeve urgjente mjekësore nga SHBA-ja mbërriti në Indi, pjesë e asaj që Shtëpia e Bardhë ka thënë se do të jetë mbështetje me vlerë më shumë se 100 milionë dollarë.

Ndihma përmbante një milion teste të shpejta të Covid-19 dhe 100 mijë maska ??N95.

Por furnizimet me oksigjen dhe shtretërit spitalorë mbeten në mungesë të dëshpëruar në të gjithë vendin dhe të afërmit e pacientëve me Covid-19 vazhdojnë të kërkojnë ndihmë te mediat sociale.

Qeveria qendrore e Indisë po përballet me kritika në rritje rreth trajtimit të saj të pandemisë pas vendimit të saj për të lejuar tubime të mëdha zgjedhore dhe duke zhvilluar festivale fetare në javët e fundit.

Ministri i Shëndetësisë, Harsh Vardhan, e mbrojti qeverinë të enjten, duke thënë se shkalla e fatalitetit të vendit ishte më e ulëta në botë dhe se furnizimet me oksigjen ishin “të përshtatshme”.

Vardhan raportoi se oksigjeni “po vihej në dispozicion nga shumë burime”, duke përfshirë ato nga jashtë, dhe se depozitat kriogjenike (është një rezervuar që përdoret për të ruajtur materialin në temperatura shumë të ulëta) po përgatiteshin gjithashtu.

Procesi i vaksinimit

Të shtunën, të gjithë të rriturit mbi moshën 18 vjeç në Indi do të nisin të vaksinohen. Por shqetësuese është fakti se nuk kanë administruar doza të mjaftueshme.

India është prodhuesi më i madh në botë i vaksinave, por nuk ka stok të mjaftueshëm për rreth 800 milionë njerëz që do të vaksinohen.

Një numër shtetesh po raportojnë mungesa të vaksinës. Kryeqyteti i Indisë, Mumbai, shtëpia e më shumë se 20 milionë njerëzve, ka pezulluar vaksinimin e saj për tri ditë, për shkak të “shterimit të vaksinave të disponueshme”.

Komisioneri komunal i Mumbai-t, Ashwini Bhide, tha në Twitter se qyteti do të rezervonte rezervat aktuale për njerëzit e moshës mbi 45 vjeç.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Ngritja e sigurisë në fshatrat e Prizrenit

Policia në Prizren ka mbajtur sot një takim me përfaqësuesit e fshatrave. Komandanti i Stacionit Policor në Prizren-Veri, kapiten Haxhi Kabash, tha se qëllimi i...

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2084 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit