“Darka e Lamës” shtrohet për herë të parë në Gjonaj të Hasit

Me një aktivitet të veçantë, në shtëpinë e kulturës “Reshat Çoçaj”, në Gjonaj, është organizuar nga SHKA “Malësori” për herë të parë “Darka e Lamës” në zonën e Hasit, me gatime tradicionale me të cilat dallohet në hapësirat mbarëshqiptare kjo zonë.

Kryetari i “Malësorit”, Haziz Hodaj, tha se ndjehemi të lumtur që për herë të parë po e organizojmë një ngjarje në të cilen kultivohet tradita dhe historia jonë e pasur.

I pranishëm në këtë aktivitet, ishte edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili tha se ngjarje të tilla gjithmonë do të mbështetën ku kultivohet tradita jonë e lashtë.

Ndërkaq, antropologu Arsim Canolli, tha se Darka e Lamës, është një ngjarje që është shënuar që nga lashtësia, dhe është mirë që edhe në Has po bëhet revitalizimi i saj.

Pas një programi të pasur artistik me këngë e valle, pjesëmarrësit kanë shijuar gatimet famoze tradicionale të Hasit, ndërsa interesimi më i madhë ka qenë për flinë gjigante në gjatësi 2 metër e përgatitur nga gra të vyeshme hasjane./Tv Prizreni

Më Shumë

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

Lajmet e Fundit