10.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

“Dashunija ndaj prindëve” nuk mund të shprehej më bukur se në poezinë e Ndre Mjedës

“Dashunija ndaj prindëve” është një poezi e shkruar nga poeti i njohur shqiptar Ndre Mjeda. Poezia, sikurse e shpreh edhe titulli, tregon dashurinë që prindërit kanë derdhur mbi autorin në veçanti, por në plan më të gjerë, shpreh dashurinë e çdo prindi për fëmijën e vet.

Poezia përfshin tre stadet e jetës së një individi. Nis në strofën e parë me fëmijërinë, ku prindërit e rrisin fëmijën që në djep. Vazhdon në strofën e dytë me rritjen ku prindërit bëjnë maksimumin që ta rrisin në mënyrën e duhur fëmijën dhe përfundon në strofën e tretë, me momentin kur fëmija është i rritur dhe e kupton realisht çdo sakrificë që kanë bërë prindërit (Ju ma ndez’t nji flakë në zemër për punë t’nalta e për lumni.).

 

“Dashunija ndaj prindëve”

Me sy çilun afër djepit,
Me kujdes e me dashtni,
Për vaj tem tue hjekun zi,
Tue shëndue kur m’shifshi n’shend.

Babë e nanë sa keni derdhë
Mbi shteg tem e hire e dritë;
Ah, sa mirë m’keni gatitë
Për çdo kohë e për çdo vend.

 

Ju ma ndez’t nji flakë në zemër
Për punë t’nalta e për lumni
Për ju pra, o prind’t e mi,
Mend e zemra më lakmon. /

Më Shumë

Australiani arrestohet për pajisjen në formë të armës, e cila shërben për konsumim të marihuanës

Policia australiane ka akuzuar një burrë që dyshohet se mbante atë që dukej të ishte një pushkë sulmi AK-47 – por që doli të...

Kurti: Serbia njeh vetëm gjuhen e presionit, trysnia nga Berlini dhe Parisi do të mund të sillte rezultate

Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar kritikat për sjelljen destruktive të Serbisë në procesin e dialogut të Brukselit. Në një intervistë për ‘Top Chanel’, ai ka...

Lajmet e Fundit