16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Daullexhinjtë e Ramazanit, traditë që ruhet me fanatizëm në Prizren

Ramazani në kohët e vjetra në qytetin e Prizrenit ka pasur shumë tradita, të cilat gjatë kohës janë humbur apo kanë pësuar ndryshime të ndryshme, këto edhe për faktin se tashëm ka ndryshuar edhe stili i të jetuarit, kurse pjesë e këtij stili domosdo se është edhe zhvillimi i teknikës. Njëra nga këto tradita të vjetra është edhe ajo e daullexhinjve, të cilët kanë paralajmëruar kohën e iftarit dhe të syfyrit në lokalitete ku nuk ka mundur të dëgjohet ezani i xhamive, të cilët u thirrshin nga “myezinë” të kohës në pamundësinë teknologjike të altoparlantëve në minaret e xhamive të Prizrenit dhe të atyre vendeve që agjëronin.

Lajmëronin kohën e iftarit dhe të syfyrit për besimtarët islamë

“Myezinët e kohës çdo ditë kanë hipur në minare, pesë herë në ditë, për të thirrur ezanin e sabahut, drekës,iqindisë, akshamit dhe të jacisë. Ndërsa gjatë Ramazanit pas ezanit të akshamit dhe para syfyrit daullexhinjtë kanë pasur detyrë të lajmëronin kohën e iftarit dhe të syfyrit për besimtarët islamë, kurse daullja është mjet i vetëm i kohës së lashtë që akoma përdoret në disa lokacione të Prizrenit”, thotë plaku Ilaz Llausha. Për t’u dëgjuar sa më mirë daullexhiu vendosej në pikat e larta të Prizrenit, si në Kala, në lagjen “Bylbyldere” dhe në “Dall-Tullum”, pikat këto që mbulonin me dëgjueshmëri qytetin e vjetër të Prizrenit.

“Por, dihet fakti se Prizreni nuk kishte kaq shumë banorë dhe nuk ishte kaq i hapur”, tregon Avdi Berisha, rreth të 90- tave. Një detyrë tjetër e daullexhinjve të kohës ishte edhe lajmërimi i Bajramit, pasi në mungesë të teknologjisë ardhja e Ramazanit dhe të Bajramit llogaritej me anë të lindjes së Hënës së re, llogari kjo që bëhet përmes kalendarit islamik, ku myftiu i kohës ka pasur obligim përcjelljen e lindjes së Hënës dhe menjëherë pas marrjes së lajmit “myzhdesë” apo lajmin për fillimin e Ramazanit apo Bajramit me rend, njëherë myezinët, pastaj edhe daullexhinjtë dhe “relallët” (lajmë- tarët) vazhdonin lajmërimin e besimtarëve për ardhjen e Bajramit, pasi ajo festë atëbotë kishte një rëndësi të madhe.

Tradita ende vazhdon

Sipas kronologëve dhe qytetarëve të vjetër të Prizrenit, ka pasur raste të rralla që besimtarët të zgjohen në syfyr dhe të bëjnë nijet për agjërim, por pas marrjes së lajmit për lindjen e Hënës së re nga myftiu i kohës përmes myezinëve, tellallit dhe daullexhiut, pas disa minutave apo orëve është ndalur agjërimi dhe kanë marrë rrugën për të falur Bajramin nëpër xhamitë e Prizrenit. Këto veprime kanë zgjatur derisa janë zbuluar mjetet e sofistikuara, të cilat sot bëjnë matjen dhe llogaritjen e lindjes së Hënës, bile edhe për shumë vjet më pas. “Daullexhiu është paguar në mënyrë vullnetare nga qytetarët sipas dëshirës me vlerën e një buke apo në vlerën e një iftari apo syfyri sipas kushteve apo dëshirës së qytetarit”, tregon Llausha. Në ditët e sotme daullexhinjtë, edhe pse në numër të limituar, akoma vazhdojnë këtë traditë të bukur, veçmas gjatë Ramazanit,Netëve të Mëdha dhe të Bajramit, traditë kjo që duhet të ruhet si shenjë e vjetër e qytetarisë së lashtë, të cilën e ka pasur qyteti i Prizrenit dhe më gjerë. I gjithë muaji i Ramazanit tanimë ka filluar të rikthehet në traditën e vjetër, sepse tashmë edhe krisma nga topi i kalasë për fillimin e iftarit dhe të syfyrit, që bëhet nja OJQ ‘Arasta”, po rikthen kujtesën e atyre të moshuarve që dikur kishte qyteti i Prizrenit.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 960 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1960 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna të Kosovës është shtyrë afati i regjistrimit të popullsisë me kërkesë të tyre. Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur...

Lajmet e Fundit