17.8 C
Prizren
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Murati tregon se si do të funksionojë skema e re e asistencës sociale në Kosovë

Në Objektin e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën e asistencës sociale në Kosovë.

Kurti gjatë prezantimit të punës së Qeverisë tha se ka rritje e zhvillim në çdo aspekt të jetës. Ai përmendi shtesat për lehonat, fëmijët, pensionistët si dhe 87 mijë vendet e reja të punës.

“Qysh në shtator të viti 2021 ndihmuam me shtesat për lehona e fëmijë. Deri më tani kemi mbi 400 mijë fëmijë që përfitojnë nga këto skema. Ndamë mbi 100 milion euro për të mbështetur pensionistët dhe për skemat tjera sociale”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti shtoi se si Qeveri fokusin e kanë në riformimin rënjësor të sistemeve e politikave që sipas tij ishin të keq dizajnuara.

“Si Qeveri nuk u ndalëm por vazhduam me ndihma në disa sektorë. Fokusi ynë ishte reformimi rrënjësor i sistemeve e politikave që ishin keq të dizajnuara e madje edhe diskriminuese. Skema sociale e vitit 2007 është diskriminues dhe i padrejtë”, u shpreh Kurti.

Derisa, Ministri Murati bëri të ditur se kanë dizajnuar një skemë tjetër që nuk do të jetë diskriminuese.

“Mënyra qysh është dizajnu mekanizmi i trajton anëtarët e familjes si anëtar që mund të punojnë ose që nuk mund të punojnë. Ajo kategori janë: Personat të cilët mund të jenë prind të vetëm dhe kanë fëmijë nën 18 vjeq, personat me aftësi të kufizuara, ata që kujdesen për personat me aftësi të kufizuara, gratë gjatë shtatzanisë, njëri nga prindërit që përkujdeset për fëmijën do të trajtohen si persona që janë në kërkim për një vend pune dhe do t’u ofrohen trajnime dhe vende pune që këto familje të mos mbeten vetëm me asistencë sociale”, ka thënë Murati.

Ai tutje bëri të ditur se si do të funksionojë skema e re.

“Sa i përket skemës së re apo pilotimit të ri është i hapur që sot dhe mund të qaseni përmes E-Kosovës dhe të plotësoni të dhënat për familjen dhe të dhënat merren dhe përpunohen nga komisioni. Pas aplikimit për asistencë sociale, aplikimi kalon në disa faza dhe fillimisht është testi i varfërisë. Pas testit të të ardhurave vjen edhe testi i pasurisë, pas kësaj është edhe testi i mjeteve financiare të përafërta, pastaj vjen edhe tek vizitat në terren që do të bëhen nga anëtarët e QPS-ve dhe pastaj bëhet verifikimi”, tha Murati, përcjell Klankosova.tv

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

146 vite nga Lidhja e Prizrenit, Çeku: Ngjarje historike që vazhdon të frymëzoj edhe sot

Sot janë bërë 146 vite nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në këtë përvjetor të kësaj ngjarjeje madhore Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, Lidhjen...

Theret me thikë një person në Suharekë

Një  person ka pësuar lëndime trupore në Suharekë,  pasi që  është qëlluar me thikë nga persona të panjohur. Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Policia...

Lajmet e Fundit