10.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Dekoratë për dëshmorin Nuhi Krasniqi nga Malisheva, i rënë në Kroaci

Më 26.05.2016 në orën 13:00 në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Malishevë do të mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin Nuhi Sinan Krasniqi. Në këtë akademi do të dorëzohen edhe dekoratat e Presidencës së Republikës së Kroacisë për dëshmorin Nuhi Sinan Krasniqi. Ndërsa në orën 14:30 në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova” në Kleçkë, do të organizohet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Nuhi Sinan Krasniqit, dëshmor shqiptar i luftës atdhetare në Kroaci.

Nuhi Sinan Krasniqi u lind në fshatin Tërpezë, më 02.05.1957. Shkollën fillore e kreu në fshatin Tërpezë të Malishevës.

Si shumë bashkëkombës edhe Nuhiun e mundonin padrejtësitë që i bëheshin popullit në Kosovë nga pushtuesi i egër serb.

Në fillim të luftës në Kroaci më 01.10.1991 Nuhiu i bashkëngjitet Brigadës IV të ushtrisë kroate së bashku me shumë shokë të vet. Fati nuk e desht që ai të vinte në Kosovë për të luftuar, sepse ai më 06.08.1992 bie heroikisht në mbrojtje të Zadrës, përkatësisht në malin Vukosh në Kroaci.

Ai varroset më nderimet të larta ushtarake në varrezat e qytetit të Zadrës.

Nuhi Sinan Krasniqi nga kryetari i atëhershëm kroat shpallet hero i shtetit dhe dekorohet me gradë të lart ushtarake.

Protokolli:

26.05.2016 Malishevë

Akademia përkujtimore për dëshmorin Nuhi Krasniqi

13:00 – Himnet
1. Republikës Kosovës
2. Republikës Kroacisë

13:05
Një minutë heshtje

13:06
1. Fjala e Kryetarit të Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj
2. (Institucionet qendrore te Republikës së Kosovës)
3. (Institucionet e Republikës së Kosovës)
4. Z. Tom Kaqinari (Kryetari vullnetarëve dhe veteranëve të luftës së Kroacisë)
5. Gjen. Esad Qollaku (Kryetari i shoqatës së luftëtarëve Shqiptar në Republikën e Kroacisë)
6. z. Tomo Medved i deleguari i veçantë i Presidentes të Republikës së Kroacisë, znj. Kolinda Grabar Kitarovi? , njëkohësisht dhe ministër i veteranëve në Qeverinë e Kroacisë.

Pas fjalimit te ministrit Tomo Medved do të ftohet familja për ti dorëzuar dekoratat dhe flamuri i nderit nga ministrit Tomo Medved.
1. Familja e dëshmorit Nuhi Krasniqit
2. Familja e dëshmorit Samet Bugujevcit
3. Familja e dëshmorit Fadil Salihu

14:30- Rivarrimi i dëshmorit Nuhi Krasniqi, në Varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë, në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ylli shpallet kampion i Ligës U14 te meshkujt

Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Ligës U14 te meshkujt. Në finale ka mundur Grapeland me rezultat 77:60 dhe në edicionin e ardhshëm do...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit