23.1 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Liria e kënaqur me edicionin

Kryesia e KF Liria, nën drejtimin e kryetarit Mirsad Çollakut, ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku u debatua për rrjedhën e edicionit 2015/2016. Paraqitja e Lirisë u vlerësua si pozitive, bazuar në vështirësitë, përfshirë edhe ato materiale.

Në pikat tjera u ndanë detyra lidhur me angazhimet e mundshme të lojtarëve të rinj për edicionin vijues.

“Ndërsa, konstatimi ishte se nevojiten lojtarë kualitativë që të përmbushin zbrazëtirat konform nevojave të klubit. Po ashtu, u bisedua edhe për emrat të veçantë për postin e trajnerëve për të ardhmen, e ku një komision i caktuar do të punojë për angazhimin e teknikut të ri, i cili mund të jetë edhe jashtë vendit”, njofton KF Liria.

“Po ashtu, pritet që këto ditë të dihen edhe emrat e futbollistëve të rinj, që nga edicioni i ri do të veshin fanellën e Lirisë, e që pritet të jenë lojtarë cilësor, përkatësisht që bëjnë diferencën, ngase ambiciet e Lirisë janë plasmani që qon në Evropë. U bisedua edhe për transfero-listën, që së shpejti pritet të bëhet publike”.

“Edhe sa i takon marketingut pati biseda e propozime, ku u caktuan detyrat”.

“U raportua për takimet që një delegacion kryesuar nga kryetari Çollaku pati në Turqi me drejtues të Gençerbirligit. Në fundjavë pritet që Lirinë ta vizitojë një anëtar i kryesisë së këtij gjiganti turk”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

Gjobitet i riu në Prizren, u filmua duke vozitur me 178 km/h në zonë 50 km/h

Një i ri në Prizren është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi është identifikuar përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihej...

Lajmet e Fundit