19.8 C
Prizren
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Dënohen me burg e gjobë dy të akuzuarit që rrahën teknikun medicinal në Dragash

Gjykata Themelore në Prizren – Dega në Dragash, ka dënuar me burg dhe gjobë dy të akuzuarit për sulm ndaj teknikut medicinal në vendin e punës.

Sipas komunikatës për medie, E.B dhe E.B, janë shpallur fajtor pasi më 18 qershor në mëngjes, pas një mosmarrëveshje gjatë kohës kur i dëmtuari kishte qenë në vendin e punës, e kishin rrahur të njëjtin.

“Me datë 18 qershor 2021, në orët e mëngjesit në Dragash, të pandehurit në bashkëveprim kanë sulmuar (personin zyrtar) teknik medicinal, në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve derisa i dëmtuari kishte qenë në vendin e punës ku i akuzuari E.B., (II), kishte dërguar një familjar për trajtim mjekësor në qendrën e mjekësisë familjare në Dragash, fillimisht është fjalosur me të dëmtuarin- personin zyrtar”, thuhet në komunikatë.

Tutje, sipas komunikatës, ata “të pakënaqur nga trajtimi mjekësor, derisa i dëmtuari kthehej për në shtëpi, fillimisht i akuzuari E.B., (I), e ndal në rrugë të dëmtuarin dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grushte e shkelma një pjesë të kokës dhe pjesë të ndryshme të trupit”.

Ndërkaq, “më pas ndërhyn edhe i akuzuari E.B. (II), duke e sulmuar fizikisht të dëmtuarin ku godet me grushte dhe shkelma në pjesë të ndryshme të trupit dhe nga goditjet e njëjta e rrëzojnë në tokë duke vazhduar me goditje, me ç’ rast të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të konstatuara nga akt ekspertimi mjeko ligjor”.

“Kësodore në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 par. 3 lidhur me par. 1 e nenit 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i gjykon në formën si më poshtë.

“Të akuzuarin E.B., (I), dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro”, njofton Gjykata.

Ndërkaq, “Të akuzuarin E.B., (II), dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro”.

Të akuzuarve do t’ iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 18.06.2021 deri më 16.07.2021.

“Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në komunikatë

Më Shumë

Me këngët e tij, mbrëmë u kujtua Muharrem Qena, artisti që vazhdon të inspirojë

Me këngët e tij por të performuara nga muzikantë të skenës alternative, mbrëmë u kujtua njëri nga artistët më të mëdhenj të kulturës në...

Një person në Suharekë gjersa punonte lëndoi fizikisht një fëmijë

Një person është arrestuar nën dyshimin se përderisa ishte duke punuar ka lënduar një fëmijë, të cilit fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në...

Lajmet e Fundit