7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

BE e pafuqishme deri në verën 2022

Seremb Gjergji

Bisedimet që lehtësohen nga Bashkimi Evropianë ndermjet Kosovës dhe Serbisë, në shtator do të ngecin në vend dhe BE hyne në zgjidhjen e rrugëve të saj të reja, rrugë këto që nuk do të kenë cak final deri në verën e ardhshme 2022.

Kryeministri Kurti dhe ekipi i tij negociuse nuk kanë nevojë të nguten me qendrime apo parime konkrete në takimin e 25 korrikut me Vucic-in, sepse BE nuk do të kete “Zot Shpije” nga gushti – kur fillojnë pushimet verore.

Në shtator janë zgjedhjet në Gjermani. Kjo kohë ka vetëm një rëndësi – kush do të jetë Kancelar në Gjermani dhe si do të reflektohet fuqia Gjermane në tërë Evropen. A do të jetë e majt apo e djathtë kjo fuqi evropiane?! A do të vazhdoi Kosova të ketë edhe më tutje miq në krye të politikes udheheqëse gjermane a jo! Kjo do të varet tërësisht nga koalicioni i partive fituese dhe aleancatë e radhës më Liberalet apo të Majtit.

Në rastin e Kosovës, të Majtët nuk na duan. Zgjedhja përfundimtare e institucioneve në Gjermani, besoj do ta mbrri fundin e tetorit. Ndërsa, stabiliteti politik gjerman do të filloi nga janari 2022.

Mënjëherë në shkurt 2022 janë edhe një palë zgjedhje shumë të rëndësishme për Bashkimin Evropianë. Këto zgjedhje kanë reflektim edhe edhe më të gjerë në Kosovë. Aktualisht Macron na e ka bllokuar Liberalizimin e Vizave! Zgjedhja e Presidentit të ri të Francës (Macron apo Le Pen) edhe kesaj radhe besoj se do të kaloi me një mori ngërçesh dhe pengesash. Franca nuk është sikur Gjermania, nuk i finalizon gjerat shpejtë. Politika franceze më shumë i ngjanë politikës kosovare. Nëse Presidneti aktual Macron nuk fiton, atëherë konsolidimi i udhëheqjës së re të Frances do të marr shumë kohë – nga Presidenti e deri tek Qeveria e re Franceze. Nga votat rajonale qe do të mbahen me 20 korrik 2020, anketat tregojnë që partia e Presidnetit Macron për Republiken (LREM) ka shumë pak përkrahje rajonale.

Në prill 2022, kësaj situate jo të favorshme për politiken e jashtme të Kosovës në aspektin ndërkombëtare, i shtohen edhe zgjedhjet e përgjithshme në Serbi.

Andaj, çkado që propozon apo bisedon Kosova me Serbinë, gjate nga tash deri veren e ardshme, minon fuqine aktuale dhe të ardhshme që Kosova të kthehet ball-hapur në tavolinë e bisedimeve. Kujdes!

Kjo kohë mëse miri është për t’u përdorur shumë në dy fusha tepër të rëndësishme – politiken dhe sigurinë e brendshme dhe njohjet e reja ndërkombëtare. Kjo kohë do të na shërbej shumë në intëres, përfitime dhe zhvillim të qytetarit dhe të vendit tonë. Gjatë kësaj kohe vetëm me Amëriken NE do të fitojmë. BE do të jetë edhe palë edhe e lënduar. Prandaj ta shfrytëzojnë institucionet dhe politia jonë drejtë këtë kohë?

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

“Pata bashkëbisedim të ngrohtë”, Abidixhiku viziton fshatin Bellanicë të Malishevës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, vizitoi fshatin Bellanicë të Malishevës, ku u prit në shtepinë e familjes Kafexholli. Në një postim...

Lajmet e Fundit