8.1 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Deontay Wilder ofrohet të zëvendësojë Fury-n në përballjen me Usyk

Deontay Wilder është gati të ndërhyjë dhe të luftojë me Oleksandr Usyk pasi bisedimet me Tyson Fury dështuan.

Pala e Usyk pretendoi se ata u detyruan të hiqnin dorë për bashkimin e katër rripave, i pari në histori, për shkak të kërkesave “mosrespektuese” të Fury-t. Dhe legjenda ukrainase, 36 vjeç, tani duket se do të përballet me Daniel Dubois, 25 vjeç, sipas kërkesës së WBA.

Por ish-kampioni i WBC, Wilder, 37 vjeç, e ka hedhur emrin e tij për një mega-luftë me kampionin e WBA, IBF dhe WBO.

Menaxheri i tij Shelly Finkel i tha “Sky Sports” se “Nëse lufta me Oleksandr Usyk është e disponueshme, Deontay Wilder do ta marrë atë”.

Amerikani ka qenë në bisedime për të luftuar me Francis Ngannou, 36 vjeç, i cili tani po shikon një lëvizje drejt boksit pasi u largua nga UFC.

Ndërkohë, lufta historike e padiskutueshme për titullin e Usyk me Fury, 34 vjeç, përballet me kolaps pasi negociatat u ndërprenë.

Ukrainasi pranoi publikisht ofertën “lakmitare” të një ndarje 70/30 për të unifikuar të katër rripat më 29 prill në “Wembley”.

Por në prapaskenë, organizatorët u përpoqën të arrinin marrëveshjen, ndërsa data e synuar po afrohej shpejt. Promotori i Usyk, Alex Krassyuk foli për të zbuluar se pika e pengimit ishte ndarja financiare për një revansh të mundshëm midis rivalëve.

Por promovuesi i Fury-t, Frank Warren, u kundërpërgjigj për t’u përpjekur të zhvendosë fokusin përsëri në luftën teke.Albanian Post 

Më Shumë

Zhduket një burrë në Suharekë

Një person në Suharekë është raportuar i zhdukur që nga 15 dhjetori. Bazuar në informacionet e Policisë, viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është...

Një nxënës theret me thikë në Prizren

Një nxënës është therur me thikë në Prizren, pas një fjalosjeje me një nxënës tjetër. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...

Lajmet e Fundit