18.2 C
Prizren
E enjte, 24 Prill, 2025

Abrashi: Prizreni do të përfitojë 6.315.000 euro nga marrëveshja “Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren”

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës , Artan Abrashi, tregon se  nga marrëveshja “Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren”, 6.315.000 euro, do të përftojnë qytetarët e Komunës së Prizrenit.

Postimi i Abrashit

6.315.000 investime për qytetarët e Komunës së Prizrenit!

Në Kuvendin e Kosovës sapo u ratifikua marrëveshja e kredisë për Projektin “Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kjo marrëveshje përkrah përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesa publike të Komunës së Prizrenit, duke përfshirë kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësr parësor.

Puna angazhimi ynë kanë qenë dhe do të jenë përherë në dobi të interesit publik. Për dallim nga partia në pushtetin komunal të Prizrenit që e pat ngulfatur Prizrenin nga niveli qendror, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk udhëhiqet nga motivet e ulëta të hakmarrjes politike në dëm të qytetarëve të Prizrenit dhe çdoherë do të jetë në anën e progresit dhe zhvillimit!

Më Shumë

Shënohet Dita e Tokës në Prizren: Pastrohet hapësira publike dhe u mbollën 40 pemë

Për nder të Ditës së Tokës, sot në lagjen “Bajram Curri”, pranë SHFMU “Fatmir Berisha”, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren organizoi një aktivitet...

A mund të ndreqet ky “mëkat” i Asdrenit?

Nga: Emil Lafe   Një “mëkat” i Asdrenit Rasti më i ri kur kam dëgjuar nga afër Himnin e Flamurit të kënduar nga një kor, ka qenë...

Lajmet e Fundit