10.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Dështimi i parë i koalicionit të madh

isa mustafa thaci ,shalaKoalicionit qeveritar PDK- LDK dhe minoriteteve nuk i ka mjaftuar numri i madh i deputetëve për të miratuar përbërjen e komisioneve parlamentare. Pavarësisht se të gjithë bashkë i kanë më shumë se 2/3 e votave në Kuvend, ky dështim po tregon brishtësinë e këtij koalicioni i cili do të mund të përballet me skena të ngjashme të dështimit edhe në votime tjera.

Kësisoj, kryeministrit aktual i mbetet që të “kontrollojë”, votimin sidomos të deputetëve të partisë së tij në mënyre që të mos zhgënjehet sërish. Analistët politikë, vlerësojnë se ky dështim tregon për një lloj mungese të komunikimit të brendshëm dhe në rast të dështimeve tjera të gjitha kritikat do të bien mbi kryeministrin Isa Mustafa.

Analisti politik, Petrit Zogaj, nga Lëvizja Fol, ka thënë se ky është një lloj paradoksi që po ndodh, sepse sipas tij, janë dy parti politike që i kanë 66 deputetë dhe plus deputetët minoritarë, por që nuk arritën të marrin 2/3 e votave aq sa është dashur për votimin e komisioneve parlamentare…/tribuna/

Më Shumë

Rahoveci dhe Forumi “FARDI” formalizojnë bashkëpunimin me memorandum

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe kryetari i Forumit Anadrini (FARDI), Qerim Kadiri, dje, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit...

Manipulimi me vota/ Një muaj paraburgim edhe për pesë të dyshuar në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar të premten masën e paraburgimit prej një muaji për pesë persona të dyshuar për manipulime me vota në...

Lajmet e Fundit