7.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Haxhi Shala: Nëse nuk respektohen organet e partisë, largohem nga Nisma

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka komentuar edhe emrin e zëvendëskryeministres nga partia e tij.

Shala në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se po të ishte vendosur në kryesi për votim ai nuk do ta miratonte emrin e Albulena Balajt-Halimit.

Bilall Sherifi apo Zarifi Berisha do të përfaqësonin në mënyrë më të denjë NISMA-n si zëvendëskryeministër se Balaj-Halimaj”.

Ai ka thënë se nëse nuk respektohen organet e partisë do ta shqyrtojë mundësinë e largimit nga NISMA.

Shala ka thënë pas votimit ka pasur një telefonatë me Limajn.

“Kur nuk e kam pranuar të marr fjalën si kryetar i NISMA-s, Limaj më ka thënë çfarë bëre mor kështu”, tha ndër të tjera Haxhi Shala./Telegrafi/

Më Shumë

Paralajmërimet e SBAShK-ut për grevë, Nagavci kërkon maturi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga SBAShK-u të jenë të matur në deklarimet e tyre për protestë...

Vetaksident në rrugën Qafë Duhël – Suharekë, kamioni bie poshtë rrugës

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në afërsi të Suharekës, raporton Sinjali. Aksidenti ka ndodhur pikërisht në rrugën Qafë Duhël të...

Lajmet e Fundit