10.3 C
Prizren
E hënë, 23 Nëntor, 2020

Diaspora më “dorëlirë” gjatë pandemisë

Linda Zejnullahu, rreth 25 vjeçe, që jeton në Komunën e Shtimes, me vite të tëra pranon mjete financiare nga xhaxhai i saj i cili jeton në shtetin e Gjermanisë, të cilat i shfrytëzon për shkollim. Kjo ka vazhduar edhe gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.

“Mua personalisht më ka dërguar para për shkollim deri në 100 euro në muaj. Gjatë kohës se pandemisë i ka dërguar para edhe familjes sime, 300 euro në muaj. Paratë i ka dërguar vetëm për qejf, pasi unë dhe disa familjarë punojmë në Kosovë”, tha Linda.

Dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës ishin të pashmangshme edhe gjatë pandemisë COVID-19, me gjithë faktin se pandemia ka prekur edhe shtetet ku punojnë dhe jetojnë emigrantët nga Kosova.

Në gjashtë muajit e parë të këtij viti, vlera e remitencave ka arritur në 433 milionë apo 28 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kështu ka thënë të mërkurën, më 29 korrik, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, gjatë një konference për media, ku bëri të ditur vendimin për mbulimin e shpenzimeve nga ana e qeverisë për Kartonin e Gjelbër për mërgimtarët që vijnë në Kosovë.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), vetëm në muajin maj të këtij viti, vlera e parave të mërgimtarëve me prejardhje nga Kosova, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, ka qenë 100,7 milionë euro, ndërsa në muajin maj të vitit të kaluar kjo vlerë ka qenë 78,4 milionë euro.

Përfaqësues të shoqërisë civile, ndërkaq theksojnë se diaspora ka reaguar shpejtë me remitenca, për të ndihmuar familjet e tyre në Kosovës, për shkak të pasojave që ka shkaktuar pandemia në buxhetin familjar të tyre.

Lirim Krasniqi hulumtues dhe analist i politikave në organizatën “Germin”, që merret kryesisht me çështje të diasporës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se edhe vendet ku është e koncentruar diaspora kosovare, janë të prekura nga pandemia e koronavirusit, por siç thotë ai, ata kanë shfrytëzuar kursimet e tyre financiare.

“Edhe kjo vërehet nëse i shikojmë kanalet e dërgimit të remitencave. Shihet se shuma më e madhe e parave kanë ardhur përmes agjencive për transferim të shpejtë. Kjo tregon se rritja e nivelit të remitencave ka ardhur si reagim i diasporës për të ndihmuar familjet me të ardhurat e tyre në Kosovë, të cilët janë prekur nga pandemia”, tha Krasniqi.

Sipas të dhënave të BQK-së, nga shuma e përgjithshme e dërgesave prej 100,7 milionë euro, në muajin maj të këtij viti, 88,6 milionë euro janë dërguar përmes agjencive për transferë të mjeteve, kurse përmes bankave komerciale që operojnë në Kosovë, janë dërguar 12,2 milionë euro.

Përveç remitencave të dërguara për familjet e tyre, nga diaspora kosovare janë grumbulluar mbi 716 mijë euro në llogarinë e dedikuar të Thesarit, si mbështetje financiare për luftimin koronavirusit, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Ndihma nga diaspora ka ardhur pas thirrjes që u ka bërë mërgimtarëve ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 12 prill të këtij viti.

Drejtori i përgjithshëm i Thesarit të Kosovës, Ahmet Ismaili, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se llogaria është ende aktive.

“Kjo nuk ka qenë llogari vetëm për bashkatdhetarët, kjo është llogari për donacione dhe grante. Normal se kontributin më të madh e ka dhënë diaspora e Kosovës që jeton në vende të ndryshme të Evropës dhe botës”, tha Ismaili.

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të vitit 2018, vlerësohet të jetë mbi 850 mijë banorë.

Ekonomia e Kosovës vazhdon të ketë një varshmëri të madhe nga remitencat apo dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës.

Në vitin 2019, vlera e remitencave ishte mbi 800 milionë euro.

Këto mjete përgjatë viteve kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të ulëta./rel/

- Advertisement -

Më Shumë

Mbi 300 minatorë në nëntokë, dorëhiqet u.d. i drejtorit të Trepçës, Hysen Vrajolli

Numri i minatorëve kosovarë që po ngujohen nën tokë po vazhdon të rritet, në shenjë proteste për mosekzekutimin e pagave. Duke parë gjendjen aktuale dhe...

Arbër Rexhaj dhe Arben Gashi janë dy deputetët që nisën përplasjen në Kuvend

Një përplasje fizike mes deputetëve ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, pas debatit për të pagjeturit, raporton Express. Siç merr vesh Express, përplasja fillimisht...

Avdyli e vazhdon përplasjen me Mustafën, thotë se ai s’mund ta përjashtojë nga LDK’ja

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ditë më parë deklaroi se deputetin Haxhi Avdyli nuk e konsideron më pjesë të partisë. Kësaj...

Një mami ‘cool’ si Kylie Jenner

Ajo njihet për jetesën dhe stilin luksoz që shfaq përmes imazheve në rrjete sociale. Është Kylie Jenner e cila për secilin postim të saj merr...

Hyjnë në fuqi masa të reja, Prizreni në zonën e verdhë

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sonte (20 nëntor 2020), do të jenë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit...

‘Bëmë baba të të ngjaj’, djali i Ronaldos shkëlqen me pionerët e Juventusit

Cristiano Ronaldo nënshkroi për Juventusin dy vjet më parë, dhe djali i tij Cristiano Junior arriti me të në shkollën e të rinjve te...

Plagoset një 19 vjeçar në Prizren

Një person i moshës 19-vjeçare është plagosur sot në Prizren, i dyshuari ndodhet në arrati mirëpo i njëjti është identifkuar nga policia. Lajmin për Gazetën...

18-vjeçari me dy lloj organesh gjenitale mbetet shtatzënë

Një adoleshente e lindur me organe gjenitale mashkullore dhe e rritur si djalë ka mbetur shtatzënë pasi zbuloi se ka vezore që punojnë, mitër,...

Këtë emër të veçantë ia ka vendosur Vedat Muriqi vajzës së tij

Vedat Muriqi mbrëmë përjetoj ndjenjën më të mirë, duke u bërë baba për herë të dytë.Familja e tyre u bekua me ardhjen në jetë...

Personi që filmoi masakrën e Krushës së Madhe thotë se Lulzim Basha iu prezantua si kosovar nga Peja

Milaim Bellanica, personi që ka filmuar masakrën e Krushës së Madhe dhe që akuzon Lulzim Bashën se ia ka marrë atë kasetë, ka rrëfyer...

Kloppi: Tetë klube në garë për titull në Premier League

Jurgen Klopp beson se tetë klube janë në garë për titull të Premier Leagues. Ai është i bindur se mbajtja e titullit kampion i...

Spitali i Prizrenit arrin numrin më të lartë të pacientëve të hospitalizuar nga fillimi i pandemisë

Gjendja në Spitalin Rajonal të Prizrenit është mjaft e rënduar sa i përket pacientëve me coronavirus. Drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj ka thënë se...

Seks dhe korona, çfarë thotë studimi i ri për përhapjen e virusit

Ndërprerja e masave dhe rritja e marrëdhënieve seksuale midis të rinjve nga në muajt e verës, duket se sipas hulumtimit të Institutit Andrologjik të...

Hajnat vjedhin stoli e para në vlerë gati 10 mijë euro në Romajë të Hasit

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Romajë të Prizrenit. Persona të panjohur atje kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme...

Luis Suarez infektohet me koronavirus

Luis Suarez është bërë lojtari i fundit që është prekur nga koronavirus.Sulmuesi uruguaian është i grumbulluar me Kombëtaren e tij, por në testimet e...

Komuna e Malishevës ekzekutoi mjete për 406 nëna që kanë lindur fëmijë

Komuna e Malishevës ka bërë ekzekutimin e 40 mijë e 600 eurove për 406 nënat që kanë lindur gjatë këtij viti. Ky ekzekutim vjen...

Lajmet e Fundit

Prizren, 53 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396 raste, kurse...

12 vdekje nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542 mostra të...

Ish-futbollisti i Genk vdes në mënyrë tragjike

Mbrojtësi i Mamelodi Sundowns Anele Ngcongca vdiq tragjikisht në një aksident me makinë të hënën. Siç ishte raportuar më herët nga KickOff.com, Ngcongca ishte në...

Plagoset një 19 vjeçar në Prizren

Një person i moshës 19-vjeçare është plagosur sot në Prizren, i dyshuari ndodhet në arrati mirëpo i njëjti është identifkuar nga policia. Lajmin për Gazetën...

Malishevë, vidhet arka me para në barnatore

Në rrugën ‘Hamdi Berisha’ në Malishevë është vjedhur arka e një barnatoreje. Në raportin e policisë thuhet se personi i cili ka raportuar rastin, ka...