0.9 C
Prizren
E diel, 14 Dhjetor, 2025

“Do të donim që Mbappe të qëndronte, por është zgjidhja e tij”

Angel Di Maria pothuajse ka konfirmuar që ky është sezoni i fundit i Kylian Mbappe te PSG.

Futbollisti argjentinas ka folur për tabloidin francez RMC Sport, duke u shprehur për të ardhmen e Mbappe-s, rëndësinë personale në klub dhe Topin e Artë.

“Mbappe e di se çfarë drejtimi dëshiron t’i jap jetës dhe karrierës së tij”, e nisi Angel Di Maria.

“Do të donim që Mbappe të qëndronte”, vazhdoi ai, “të mos largohet, por është zgjidhja e tij personale”.

“Thjesht është kënaqësi të luaj me të, gjithçka tjetër është vendimi i tij”.

Mbappe pritet që gjatë verës të kompletojë transferimin e shumë dëshiruar te Real Madrid-i.

Sa i përket Topit të Artë, Di Maria thotë se atë e meriton shoku i tij i skuadrës, edhe te Argjentina edhe te PSG, Lionel Messi.

“Messi, pa dyshim”, shprehet ai, “ka qenë futbollisti më i mirë i këtij viti me një diferencë të madhe”.

Kurse, për sa i përket roli të tij në klub, ai e pranon që ka ndryshuar pak.

“Kur e ke një treshe si Messi, Neymar dhe Mbappe përpara, është e vështirë të luash”.

“Por”, vazhdon ai , “Pochettino shpesh herë më inkuadron në krah, derisa Messi mbetet në mes, jam i lumtur”.

“Po luftojë për çdo sekond, për çdo mundësi, kam shumë besim te vetja dhe që rasti im do të arrijë përsëri”.

Di Maria po kalon sezonin e tij të pestë te PSG, ku ka fituar shumë trofe dhe ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Autobusi ndalohet në Vërmicë, kapen mallra të padeklaruara

Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, një autobus është ndaluar për kontrolle rutinë. Pas deklarimit të vozitësit se nuk posedonte mallra për deklarim, automjeti u dërgua...

Totaj pas betimit: Do ta bëjmë Prizrenin edhe më të bukur, ashtu siç e meriton

Shaqir Totaj është betuar për mandatin e dytë të tij si kryetar i Komunës së Prizrenit.   Betimin, ai e bëri në mbledhjen e sotme konstituive...

Komunizmi ka vdekur

Lajmet e Fundit