18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Junta e Myanmar-it akuzohet për detyrim njerëzish në prag të urisë

Junta ushtarake e Myanmar-it është akuzuar se i detyroi njerëzit në prag të urisë me ofensiva të përsëritura që kur mori pushtetin me një grusht shteti në fillim të këtij viti.

Këshilli Special Këshillimor për Myanmar-in tha se junta kishte shkatërruar furnizimet ushqimore dhe kishte vrarë bagëtitë ndërsa kishte ndërprerë rrugët që përdoreshin për të sjellë ushqim dhe ilaçe.

Këshilli tha se ofensivat ushtarake në veriperëndim dhe lindje të vendit kanë penguar fermerët të marrin të korrat e tyre.

Këshilli i ekspertëve, i cili përfshin njerëz që kanë punuar më parë në Myanmar për OKB-në, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë me qeverinë paralele të unitetit kombëtar (NUG), të krijuar nga politikanët pro-demokracisë, për të marrë mbështetje për njerëzit.

Chris Sidoti, ish-anëtar i misionit faktmbledhës të OKB-së, tha se “në vend që të shtrëngojmë duart duke pyetur veten se çfarë të bëjmë, komuniteti ndërkombëtar mund dhe duhet të punojë zyrtarisht me NUG-në dhe të marrë ndihmë përtej kufijve”.

“Ka rrjete lokale humanitare dhe mjekësore të besuara, duke përfshirë ofrues të shërbimeve dhe organizata me bazë në komunitet dhe të shoqërisë civile që tashmë po ndihmojnë njerëzit. Ata duhet të mbështeten dhe të fuqizohen”.

Këshilli ka akuzuar juntën për krime kundër njerëzimit, duke përfshirë privimin e qëllimshëm të njerëzve nga ushqimi.

Yanghee Lee, ish i dërguari i OKB-së në Myanmar, tha se ishte e rëndësishme që junta të vazhdonte të refuzohej ndërkombëtarisht për shkak të ndikimit të veprimeve të saj.

“Kushdo që pretendon të akomodojë ushtrinë në interes të popullit, në fakt vetëm po zgjat vuajtjet e tyre. Këto veprime mund të shihen si bashkëpunëtorë në krimet e ushtrisë”.

Një përditësim emergjent i OKB-së tha se 234 mijë e 600 njerëz janë zhvendosur brenda vendit që nga grushti i shtetit të shkurtit, me më shumë se 600 mijë të zhvendosur në vend në total që nga nëntori.

Raporti tha se shumica e njerëzve të zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse po luftonin për ushqim, ilaçe dhe karburant.

Sipas OKB-së, rreth 3 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë për shpëtimin e jetëve në Myanmar, me 2 milionë prej tyre të identifikuar që nga grushti i shtetit.

Grushti i shtetit

Ushtria e Myanmarit ka marrë në dorë vendin me anë të një grushti shteti me 1 shkurt, duke arrestuar kancelaren Aung San Suu Kyi dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit. Ky grusht erdhi pas disa ditësh tension mbi rezultatin e zgjedhjeve të fundit të nëntorit 2020.

Kancelarja e Myanmar-it, Aung San Suu Kyi

Partia e Aung San Suu Kyi-s, bëri thirrje për lirimin e saj të menjëhershëm dhe që rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 të pranohen nga ushtria, e cila mori pushtetin me grusht shteti.

Mosbindja civile është shfaqur te popullsia e Myanmar-it, por jo vetëm. Grushti shtetit në Myanmar solli reagime edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Thirrje për fermerët e Rahovecit: Bashkohuni në Agrofesta 2024 në Krushë të Madhe!

Komuna e Rahovecit ka njoftuar organizimin e festivalit Agrofesta 2024, që do të mbahet më 3 dhe 4 gusht në Krushë të Madhe, raporton...

Malisheva ndan rrugët me trajnerin Qëndrim Kida

Skuadra e Malishevës ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin, Qëndrim Kida. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi malishevas ka bërë...

Lajmet e Fundit