20.8 C
Prizren
E enjte, 19 Shtator, 2024

‘DokuFest’ shpall programin e ‘DokuKids’

DokuKids14Në kuadër festivalit ndërkombëtar të filmit “DokuFest” është paraparë të organizohen tri punëtori me fëmijë me qëlllim të nxitjes së kreativitetit të tyre në fushën e krijimtarisë kulturore.

Sivjet, “DokuKids” feston ditëlindjen e tij të 8-të. Organizatorët e festivalit “DokuFest” kanë shpallur programin e “DokuKids” sipas të cilit parashihet të organizohen tri punëtori të dizajnuara për të vegjëlit përgjatë festivalit.

Këto aktivitete do të kombinojnë artin, shkencën dhe performancën për të krijuar një platformë për të edukuar dhe argëtuar fëmijët. Sipas organizatorëve e gjitha do të përfundojë me një performancë në sheshin e Shadërvanit ku fëmijët do të tregojnë sasi të pafundme të “DokuDashnisë”!

Punëtoria e parë titullohet “Rabbitland 2“ në të cilën fëmijët të grupmoshës 11 deri në 14 vjeç do të krijojnë karakteret e tyre të lepurit rozë me plastelinë dhe do t`i mësojnë ata të lëvizin duke krijuar një version të shkurtër stop-motion të filmit Rabbitland-it! Punëtoria udhëhiqet nga Ana dhe Nikola, autorët e animacionit “Rabbitland” për vendin imagjinar rozë ku jetojnë lepujt më këtë ngjyrë. Punëtoria do të mbahet prej 18 deri 19 gusht në Shoqërinë Kulturo Artistike “Agimi”.

Punëtoria e dytë “Exploring Water” është e frymëzuar nga dokumentari fitues i disa çmimeve Watermark, ku pjesëmarrësit e rinj do të eksplorojnë temën e ujit nëpërmjet aktiviteteve kreative dhe interaktive të cilat kombinojnë argëtimin, shkencën dhe artin!. Ajo do të jetë e hapur për fëmijët e moshës 12-14 vjeç dhe do të mbahet prej 20 deri më 22 gusht.

Ndërsa udhëhequr nga artistja Arta Gashi, në punëtorinë “Live Teatri” fëmijët prej moshës 7 vjeçare do të mësojnë të tregojnë storie nëpërmjet vallëzimit dhe lëvizjeve fizike. Rezultati përfundimtar do të jetë një performancë e bukur në sheshin e Shadërvanit në Prizren, që do të kombinojë vallëzimin, muzikën, poezinë dhe shumë DokuDashuni! Punëtoria do të mbahet prej 21 deri më 24 gusht ndërsa performanca live do të mbahet më 24 gusht ora 13:00 në Shadërvan. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Guardiola pas barazimit ndaj Interit: E dua ekipin tim

“Unë e dua ekipin tim, më pëlqeu gjithçka, por ekipi që kishim përballë nuk janë rastësisht kampionët e Italisë, janë një skuadër e shkëlqyer...

Kryetari i Malishevës zhvillon vizitë zyrtare në SHBA – nisin bisedimet për binjakëzimin me Staten Island

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në...

Lajmet e Fundit