0.3 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Dokumentari për Kadarenë shfaqet në Gjirokastër

“Ismail Kadare”, dokumentari i realizuar në vitin 2011 prej regjisorit Pirro Milkani, është shfaqur në Gjirokastër, në qendrën kulturore “Musine Kokalari”.

Filmi është shoqëruar prej vetë Milkanit, i cili tha se çdo produksion filmik të jep mundësinë që t’i rikthehesh në kohë me emocione të reja. Milkani foli për pasionin e ekipit që u përfshi në realizimin e dokumentarit si dhe angazhimin e vetë Ismail Kadaresë.

Shkrimtari, në kohën e realizimit të filmit ka udhëtuar bashkë me regjisorin Pirro Milkani në disa epoka të jetës së tij, që nga fëmijëria në Gjirokastër, vitet e shkollimit në Moskë dhe sukseset e tij të mëdha në Paris. Pirro dhe i biri Eno Milkani sollën së bashku një realizim në përmasat e një filmi që publiku duket se e mirëpret edhe pas shumë vitesh, shkraun Top Channel.

Dokumentari fikson momente të rëndësishme të jetës së autorit, përfshi edhe shpalljen anëtar i Akademisë së Shkencave në Francë në vitin 1996.

6 muaj pas realizimit, dokumentari u nominua për Princin e Asturias, ndërsa është vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare në vijimësi.

Filmi zgjat 65 minuta dhe regjisori zbulon se Kadareja e ka ndjekur procesin e montimit personalisht.

Më Shumë

Derbi Rahoveci-Kastrioti hap sot elitën e hendbollit

Xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) nis të shtunën me superderbin mes Rahovecit dhe Kastriotit, një përballje që pritet të...

Rahoveci e fiton derbin me Kastriotin

Rahovecit i ka takuar derbi i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir...

Lajmet e Fundit