11.1 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Drejtori i Idriz Vehapit, kërcënon zëdhënësin Qemajl Krasniqin

Q, KrasniqiZyrtari për Informim i Komunës së Rahovecit, Qmajl Krasniqi, thotë se ka kërkuar mbrojtje nga Policia e Kosovës, pasi ai, dhe bashkëshortja e tij, Rukije Krasniqi, janë kërcënuar nga Drejtori për Buxhet dhe Financa, Lulzim Sylejmani, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Për Gazetën Express, Krasniqi tha se, sot në Mbledhjen e Kuvendit Komunal të Rahovecit, aty ku bashkëshortja e tij është këshilltare komunale nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila i përket edhe fushës së arsimit, duke folur lidhur me çështjet arsimore në Komunë, ka pasur një diskutim të ashpër me Drejtorin për Buxhet dhe Financa.

Kështu, pas mbledhjes, Krasniqi, tha se kur shkoi në zyrën e tij për të shkruar raportin për mbledhjen, në zyrën e tij ka ardhur, drejtori Lulzim Sylejmani, i cili e ka kërcënuar pas një debati të gjatë, verbal.

Krasniqi për Gazetën Express, tha se ishin punëtorët e tjerë të Komunës të cilët i ndanë, vetëm disa sekonda para se të kishte grushte mes tyre.

Rastin ai e ka lajmëruar në policinë e Kosovës, nga e cila ka kërkuar mbrojtje për veten dhe bashkëshorten.

Krasniqi, tha se Sylejmani, ka edhe lidhje familjare me Kryetarin e Komunës, i cili, siç tha Krasniqi, në kohën kur ka ndodhur ngjarja nuk ishte në komunë.

Krasniqi tha se nuk e di nëse, ai është njoftuar lidhur me rastin.

Më Shumë

Sevilay Igci-Hapçi emërohet kryesuese e Komitetit për Komunitete në Prizren

Anëtarja e Këshillit të Partisë Demokratike Turke të Kosovës - dega në Prizren (KDTP), Sevilay Igci-Hapçi, është zgjedhur kryesuese e Komitetit për Komunitete në...

Nait Hasani kërkoi nga Apeli dënimin e Gavrilo Milosavleviqit dhe gardianëve të tjerë

Në Gjykatën e Apelit sot  pu shqyrtua ankesa e Prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin i akuzuari për krime...

Lajmet e Fundit