Kandidatët për deputetë të koalicionit LDK –AKR – Alternativa, kanë mbajtur fushatën zgjedhore në lagjen” Bajram Curri”, të Prizrenit.
Driton Selmanaj tha se dikujt nisi t’i pengojë puna e mirë e Qeverisë.
“Dikujt nuk i pëlqeu zhvillimi i Kosovës, dikujt nuk i pëlqeu mos me pas korrupsion në Kosovë dhe dikujt nuk i pëlqeu që LDK-ja të bëjë punë të mira. Jemi para një sfide serioze. Kah po shkon Kosova. Nëse në një fazë e kemi pas çlirimin e Kosovës në tjetrën shpalljen e pavarësisë sot e kemi pyetjen ka po marrim orientim. Nëse Ibrahim Rugova na ka kthy kah Amerika sot po rrezikojmë partneritetin me Amerikën”, tha Selmanaj.
Selmanaj tha në vijim se këto zgjedhje janë referendum për ta treguar orientimin e Kosovës, ndërsa shtoi se”program qeverisës ka vetëm koalicioni LDK-AKR-Alternativa”.
“Ky shtet nuk është i ndërtuar nuk është i konsoliduar dhe sot më shumë se kurrë I duhen këtij vendi heronj të kohës moderne. I duhen ata që respektojmë ligjin, që e ruajnë paranë e shtetit dhe që mendojnë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Selmanaj.
Kandidati për deputet Haxhi Avdyli u tha anëtarëve dhe simpatizantëve të lagjes “Bajram Curri” se prania e madhe në këtë takim është dëshmi se vullneti për ndryshim është i madh.
Afërdita Morina Biffar tha në këtë takim se “duke e përsëritur votën e vitit 2000 qytetarët e Kosovës do të tregojnë se janë më frymën rugoviane, kundër bandës së milionerëve që vodhën parat e qytetarëve të Kosoëvs”.
Kandidati për deputet Kastriot Jahaj kërkoi mobilizim të të rinjve që me votën e tyre të dëshmojnë se Kosovën e duan më një pushtet për përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm.
Edhe në këtë takim u kërkua që Prizreni t’i votojë kandidatët nga Prizreni që ata të jenë zëri I qytetit në Parlamentin e Kosovës./PrizrenPress.com/