18.8 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Dy pilotë i zuri gjumi gjatë fluturimit, njëri ishte i lodhur nga kujdesi për binjakët

Dy pilotë i ka zënë gjumi për 28 minuta në mes të fluturimit.

Dy burrat të cilët janë pezulluar përkohësisht, kanë rënë në gjumë gjatë një fluturimi që u zhvilluya më 25 janar nga Sulawesi për në kryeqytetin Xhakarta, shkruan BBC.

Njëri prej tyre thuhet se ishte i lodhur duke ndihmuar në kujdesin për binjakët e tij të porsalindur.

Aeroplani kishte 153 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Piloti 32-vjeçar i kishte thënë bashkëpilotit të tij që të merrte kontrollin e avionit rreth gjysmë ore pas nisjes, duke thënë se duhej të pushonte. Sipas një raporti nga ministria e transportit, bashkë-piloti 28-vjeçar ra dakord. Por, pa dashje edhe bashkëpilotin e ka zënë gjumi. Sipas raportit, gruaja e tij sapo kishte sjellë në jetë binjake njëmuajshe dhe ai po ndihmonte në kujdesin e fëmijëve.

Kontrolli i trafikut ajror të Xhakartës u përpoq të kontaktonte kabinën e Batik Air A320 pas transmetimit të tyre të fundit të regjistruar, por nuk mori asnjë përgjigje.

Ajo heshtje e radios zgjati 28 minuta derisa piloti kryesor u zgjua dhe kuptoi se edhe bashkëpilotin e tij e kishte zënë gjumi. Ai zbuloi gjithashtu se avioni kishte devijuar për pak kohë nga kursi.

Më pas pilotët iu përgjigjën thirrjeve nga Xhakarta dhe e ulën avionin në mënyrë të sigurt.

Testet mjekësore para fluturimit vlerësuan se burrat ishin të aftë për të fluturuar. Presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës së tyre ishin normale dhe testet e alkoolit dolën negative. Por ndërsa pilotët dukej se ishin plotësisht të pushuar, testet dështuan për të përcaktuar nëse cilësia e pushimit të tyre ishte e mirë, tha eksperti i aviacionit Alvin Lie për BBC Indonesian.

Autoritetet tani kanë “qortuar fuqishëm” Batik Air për incidentin, me kreun e transportit ajror të Indonezisë, M Kristi Endah Murni, duke thënë se Batik Air duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje kohës së pushimit të ekuipazhit të tyre.

Më Shumë

Stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren drejt transformimit modern

Stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren pritet të shndërrohet në një arenë moderne sipas standardeve të UEFA-së. Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani,...

“Kobra” thotë se viktimën nuk e ka njohur asnjëherë

Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, i cili së bashku me katër persona të tjerë akuzohet për vrasjen e një të riu në lokalin...

Lajmet e Fundit