18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Dy vëllezër kërcënojnë një grua në Pllanjanë të Prizrenit

Dy vëllezër dyshohen se kanë kërcënuar një grua në fshatin Pllanjanë të Prizrenit

Vìktima është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë.

Sinjali merr vesh se njëri nga të dyshuarit është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

 

Bazuar në dëshminë e viktimës, pjesëtari i FSK-së ishte jashtë detyrës zyrtare, kur bashkë me vëllain e tij dyshohet se kanë kërcënuar gruan.

Si rezultat i denoncimit, dy vëllezërit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Më Shumë

Isuf Çollaku – Bukëpjekësi që la gjurmë në Prizren

Zanati i bukëpjekësit ka qenë ndër më të vjetrit dhe më të nderuarit në qytetin e Prizrenit, dhe një nga emrat që lidhet ngushtë...

Kryetari i Bordit të Kompanisë ‘ABI’, Irfan Fusha, vizitoi Shoqatën ‘ESNAF’

Kryetari i Bordit të Kompanisë së njohur ABI, z. Irfan Fusha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në ambientet e Shoqatës 'ESNAF", ku është pritur...

Lajmet e Fundit