8 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Dy vjedhje brenda 10 minutave në Prizren

Para të gatshme dhe stoli ari janë vjedhur brenda dhjetë minutave dje në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se rasti i parë i vjedhjes është raportuar në orën 17 e 30 minuta kur viktima mashkull ka njoftuar policinë se i janë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari, shkruan PrizrenPress.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në banesën e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Ndërsa dhjetë minuta më vonë një person tjetër ka raportuar në polici se i janë vjedhur 100 euro para të gatshme.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka vjedhur 100 euro para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përballje të jashtëzakonshme në javën e 27-të të Superligës

Java e 27-të në ProCredit Superligë pritet të sjellë super përballje dhe sfida shumë të rëndësishme para fillimit të garave shtesë. Trepça dhe Bashkimi kanë...

Mësohet kur do të shpërndahet paga e 13-të

Paga e 13-të do të shpërndahet me datën 31 mars. Kështu ka njoftuar deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe anëtar në Komisionin...

Lajmet e Fundit