11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

E dhimbshme: Veteranët e arsimit në Prizren të përlotur

Masar Shporta, anëtar i shoqatës së veteranëve të arsimit në Prizren, me lot në sy mezi gjen fjalë për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet kjo shoqatës pas një vendimi të organeve komunale për largimin nga zyret që i kishin në rrugën e “Farkëtarëve”. Ai thotë se ish mësimdhënësit prizrenas nuk e kanë merituar një gjë të tillë, pasi që për dekada me radhë përkundër edhe situatave të vështira siq kishim në vitet e 90-ta , nuk jemi ndalur për asnjë moment për të edukuar dhe arsimuar breza të tërë. Kryetari i kësaj shoqate, Sefer Saramati, thotë se pas largimit nga zyret, edhe dokumentacioni si dhe vula na është marrë dhe nuk dijmë saktësisht se ku janë ato.

Ai thotë se do të përpiqemi ende që të na gjendet një zgjidhje, në të kundërtën jemi të detyruar që të shuajmë shoqatën. Anëtari i kryesisë së shoqatës, Reshit Rexhbeqaj, thotë se për zgjidhjen e këtij problemi kemi kontaktuar me drejtuesit e drejtorisë së urbanizmit dhe Kryesuesi i Kuvendit, nga të cilët nuk kemi marrë asnjë përgjigje, ndërsa nënkryetari i komunës, Lulzim Kabashi, na ka premtuar thotë ai, se do të angazhohet për të gjetur ndonjë zgjidhje.

Lidhur me këtë shqetësim të drejtuesve të SHVA-së, ne kemi marrë edhe mendimin e nënkryetarit të Prizrenit, Lulzim Kabashi, i cili tha se në zyren e vjetër ku ka ushtruar veprimtarinë kjo shoqatë janë kryer renovime nga USAID-i dhe se ende nuk është bërë pranimi teknik i saj, ndërsa shton se për shkak të kontestit pronësor që ka komuna me pronarët e objekteve në tregun e gjelbërt, nuk është e mundur që atje të zhvendosen veteranët e arsimit.

Po bëhet gati një vit e gjysmë, që kjo shoqatë nuk është duke funksionuar, dhe drejtuesit e saj takohen herë pas herë për tu angazhuar që të bëjnë ndonjë zgjidhje e cila pa ndihmën e organeve komunale nuk do të ishte e mundur. Ditëve në vijim pritet të shihet se a do të gjendet ndonjë zgjidhje sistemimi , apo në të kundërtën siq paralajmëruan drejtuesit e shoqatës, do të bëhet shuarja e funksionimit të saj…/TV Prizreni/

Më Shumë

DJ me nam ndërkombëtar Black Coffee, pjesë e Sunny Hill Festival

Këtë vit, dyfish më shumë artistë të mëdhenj ndërkombëtar e vendorë do ngjiten në skenat e Sunny Hill Festival. Në edicionin që do të jetë...

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2005 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit