Britani, pesë shqiptarë dënohen me 30 vjet burgim

Pesë shqiptarë, pjesëtarë të një grupi kriminal janë dënuar në total me 30 vjet burg për trafik droge dhe pastrim parash.

Të dënuar janë dy vëllezërit Eduart Plaku, 37 vjeç, i cili është dënuar gjashtë vjet, dhe Antonio Plaku, 25 vjeç, me 17 vjet burgim, transmeton Shekulli. Albert Cena, 29 vjeç, është dënuar me katër vjet, kurse britaniku Stephen Thomas me 21 muaj burg.

Më parë është dhënë dënim dhe për Fatjon Shehu, 29 vjeç, i cili mori dënim me 21 muaj burg, dhe Leonard Hasanaj, 33 vjeç, me tre vjet burg.

Hasanaj u kap me 2 kg kokainë me vlerë 124 mijë paundë, ndërsa po e transportonte me taksinë e Stephen Thomas. Antonio Plaku u identifikua si pritësi i drogës dhe u kap me një çantë me 40 mijë paund kesh.

Më Shumë

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Lajmet e Fundit