8.6 C
Prizren
E shtunë, 4 Prill, 2026

E pabesueshme, Florian Marku dhe Stewart ndahen me barazim

Edhepse pritej një meç i lehtë, Florian Marku e pati të vështirë ta mposhte kundërshtarin e tij Jamie Stewart, shkruan Insporti.

Meçi shkoi deri në raundin e fundit, dhe me vendim unanim të gjyqtarëve, çuditërisht meçi u mbyll me barazim.

Marku pati dy raunde fantastike në fillim, sakaq e rrëzoi në raundin e dytë kundërshtarin, por më pas Stewart reflektoi dhe nuk lejoi goditje që mund të ishin fatale për të.

Kur pritej vendimi për fitoren e Markut, gjyqtari befasisht vendosi që meçi të ndahet me barazim.

Ky vendim zhgënjeu jashtë mase bokserin shqiptar.

Marku ka rekord mbresëlënës në boksin profesional, duke fituar shtatë meçe dhe tashmë së fundmi një barazim, nga tetë meçe të zhvilluara. /Insporti/

Më Shumë

Dita historike: krejt sytë kah Kosova

Sot është dita më e rëndësishme për Kosovën, pas 17 shkurtit. Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen ndaj Turqisë, për një vend në Kupën e Botës. Të...

Përkujtohet dëshmori Xhevdet Morina në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Xhevdet Qazim Morina, i cili ra më 30 mars 1999 gjatë luftimeve në vendin...

Lajmet e Fundit