12.5 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

E pranon ministri Bytyqi: Në arsim ka ndërhyrje politike

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, e ka pranuar se në arsim ka ndërhyrje politike duke përmendur kështu edhe emërimin e tij si ministër, raporton “Zeri.info”.

“Vërejtjet se arsimi është i politizuar janë shumë me vend pasi që qysh në fillim sistemi i arsimit është formuar ashtu. Edhe un vet jam ministër i vendosur politikisht me ligj”, ka thënë Bytyqi, raporton “Zeri.info”.

Ai ka thënë që ky raport i prezantuar nuk është hartuar në kohën kur ai është ministër mirëpo kërkon zbatim të tij.

“Ky raport nuk i takon periudhës së Qeverisë sime. Unë jam ministër i arsimit në kohën kur politika nuk e ka prioritet arsimin por tema tjera sipas tyre shumë më të rëndësishme”, ka thënë ./ZERI/

Më Shumë

Kosovës i rrëshqet ëndrra nga duart, Turqia shkon në Botëror

Kosovo ka pësuar një humbje të dhimbshme 0-1 ndaj Turiqsë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, duke i dhënë fund...

Themelohet Grupi Joformal i Grave Asambleiste në Dragash

Në Kuvendin e Komunës së Dragashit është themeluar dje Grupi Joformal i Grave Asambleiste, në një takim të organizuar me mbështetjen e OSBE-së. Në këtë...

Lajmet e Fundit