27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

E rëndë: Vdes në mënyrë tragjike futbollisti 21-vjeçar

Brazili në zi për ndarjen e parakohëshme nga jeta të Kaio Felipe Santos Silva, futbollist 21-vjeçar që ishte pjesë e Independiente Limeira, ekip i Serisë B të kampionatit paulistë.

Ishte vetë klubi që zotëronte kartonin e lojtarit që dha lajmin e trishtë në Facebook për ndarjen nga jeta të Kaio Felipe Santos Silva.

Mënyra sesi ka humbur jetën e bën edhe edhe më të tragjike vdekjen e tij.

Mbrojtësi i majtë po lunate me balonën kur kjo e fundit ngeci në telat e një shtylle të tensionit të lartë me futbollistin që në tentim për ta kapur e zuri korrenti dhe rryma elektrike rezultoi fatale për të.

Klubi i Independiente Limeiras i shprehu ngushëllimet familjes së futbollistit. Në sezonin që u ndërpre Kaio Felipe Santos Silva kishte luajtur 22 ndeshje duke realizuar dhe 6 gola.

Më Shumë

Peja 03 transferon Diedona Halitajn nga Bashkimi

Klubi i Peja 03, sonte e ka zyrtarizuar edhe përforcimin e ri vendor të skuadrës, duke njoftuar se me fanellën e tyre do të...

Prizreni përforcohet me Zenel Gavazajn

Prizreni ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit me përvojë Zenel Gavazaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës në edicionin e ri garues. “Gavazaj është...

Lajmet e Fundit