33.8 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025

E vërteta e “Agim”-it

Xhemal Kabashi

Shumë të nderuar dashamirë të SHKA AGIMI, anëtarë të kuvendit dhe në veçanti anëtarë aktiv që e mbajnë gjallë këtë shoqëri me punën vullnetare dhe performancat të cilat paraqesin drejtpërsëdreti AGIMI-n, punën me dashuri e përkushtim që ata e bëjnë.

Jeni të gjithë në rrjedha të një situate të tensionuar e cila po ndodhë kohët e fundit në këtë shoqëri, pajtimet dhe mospajtimet si rrjedhojë e së cilës u organizua edhe një kuvend I cili kishte pike së pari qartësimin e situates konfliktuoze për dhënien e një pjese të objektit me qira. SHKA AGIMI, kohëve të fundit kishte shumë vështërsi financiare për mbarëvajtjen e aktiviteteve të saj, njëherit edhe obligimet fikse të taksave dhe të nevojave elementare veq sa vine e shtohen.

Në pamundësi të zgjidhjeve, alternativave tjera për financimin e kësaj shoqërie në biseda të cilat kanë qarkulluar prej shumë vitesh për dhënien e një pjese të shoqërisë me qira e kemi mare si një opcion ndoshta prej më të këqijave të mundshme për zgjidhjen e kësaj krize.

Me qenë se kufizohemi me një biznes shumë prestigjioz me emër në qytet, njëherit donator I rregullt I shoqërisë sonë, mik I pandashëm I kësaj shoqërie, në biseda me anëtarë të cilët ishin aktiv njëherit me kryesinë aktive, vendosëm që këtë pjesë t’a jepnim me qirra për financimin e kësaj shoqërie.
Me kalimin e kohës kemi vërejtur se kishim shumë zëra nga opinioni dhe qytetarët kundër këtij vendimi tonë, njëherit kishim edhe anëtarë të shoqërisë për të cilët ky vendim ishte I vështirë për t’u pranuar.

Me mirëkuptim I kemi pranuar të gjitha zërat dhe kritikat me ç’gjë edhe kemi ndaluar punimet me investitorin duke I mare parasysh kundërshtimet nga ana e dashamirëve dhe qytetarëve të Agimi-t. Përkundër vendimit tonë të cilin e kemi menduar ndoshta si një zgjidhje të mire ne nuk I kemi injoruar shqetësimet e qytetarëve, ish anëtarëve dhe dashamirëve të kësaj shoqërie të cilët ishin kategorik kundër një vendimi të tillë.

Ne takimin, kuvendin e dates 18.12.2016, përpos anëtarëve të kuvendit kemi ftuar edhe qytetarë dhe dashamirë të SHKA AGIMI-t për marjen e një vendimi dhe debatimin e qështjes së dhënies me qirra të një pjese të objektit tone, njëherit organizimin e zgjedhjeve për anëtarë të kryesisë së shoqërisë Agimi.
Në kundërshtim me pikat e rendit të ditës, pike kryesore për pjesmarësit ishte në interes dhënia me qira I pjesës së objektit tone. Anëtarët e kuvendit si dhe qytetarët e mbledhur në numër të madhë kundërshtuan dhënien me qira të lokalit të shoqërisë Agimi u përkrah edhe nga masa presente, të cilët njëherit u dakorduan për mobilizim, përkrahjen, sanimin dhe gjetjen e mënyrave të financimit për objektin dhe aktivitetet e SHKA AGIMI-t për qëndrueshmërinë afatgjate të kësaj shoqërie.

Unë Xhemal Kabashi kryetar I SHKA AGIMI së bashku me kryesinë jemi dakorduar që përpos anëtarëve të SHKA AGIMI ta respektojmë dëshirën dhe vullnetin e një numri të madhë të dashamirëve të kësaj shoqërie, andaj e kemi mare si vendim përfundimtar anulimin e dhënies me qirra të një pjese të kësaj shoqërie.
Kërkojmë falje publike për të gjithë ata anëtarë, dashamirë dhe qytetarë të Prizrenit të cilët I kemi shqetësuar me këtë vendim të ngutshëm dhe të pamatur.
Respektojmë shqetësimet dhe dëshirën e shumicës, dashamirëve të SHKA AGIMI që kjo pjesë e objektit të mos jipet me qira.

Në anën tjetër në pamundësi të vazhdimit të kuvendit nën shumë tensione, fyerje dhe ofendime personale, në pamudësi të zhvillimit të mëtutjeshëm të agjendës së kuvendit, anëtarët e SHKA AGIMI së bashku me një pjesë të kryesisë dulën nga salla ku mbetën kryesisht një numër I ish anëtarëve dhe qytetarëve të Prizrenit.
Personalisht si përgjegjës dhe si kryetar I SHKA AGIMI-t nuk kisha dëshirë që tensionet të marin kahje personale të lejoj që një grup I njerëzve, grupacioneve jolegjitime të vendosin dhe të marin vendime rreth kësaj shoqërie, të emërojnë apo të shkarkojnë njerëz dhe të shkelin punën shumëvjeqare të kësaj shoqërie, andaj në pamundësi të zhvillimit të mëtutjeshëm nën britma liruam sallën.

Çdo veprim apo vendim I ndërmarë me një grup pa kuorum është i dëmshëm dhe jolegjitim deri në organizimin e zgjedhjeve të ardhshme të kësaj shoqërie. Do të jem I sinqertë dhe I ndërgjegjshem që t’I dorëzoj çdo kërkesë sipas pranim dorëzimit vetëm kryetarit legjitim I cili do të zgjidhet nga kuvendi I anëtarëve i ygjedhjeve të cilat do të organizohen e asesinë mënyra klandestine.

Për SHKA AGIMI vendosin anëtarët dhe kuvendi I SHKA AGIMI, njerëzit që dhanë kontribut me vite pa shkëputje, me dashuri dhe përkushtimin e plotë të cilët njëherit janë meritor për SHKA AGIMI ku ka mbri sot e jo njerëzit që vine nga rruga dhe të pengojnë mbarvajtjen e punës sonë të cilët edhe pse për here të pare në lokalet e SHKA AGIMI përjashtojnë kontribuesit shumëvjeqar të kësaj shoqërie !!!

Nga sot publikisht dua të ju njoftojë se çdo fyrje, ofendim dhe shtrembërim të realitetit ndaj këtij institucioni kulturor kombëtar dhe anëtarëve të tij do të ndjeket me ligj.

Më Shumë

J. Lo heq dorë përfundimisht nga martesat

Jennifer Lopez duket se ka vendosur t’i thotë lamtumirë përfundimisht martesës, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj i katërt, Ben Affleck, vitin e kaluar. Ylli...

Dragashi mirëpret mërgimtarët me masa lehtësuese dhe aktivitete kulturore

Me kthimin masiv të mërgimtarëve në vendlindje gjatë muajve të verës, Komuna e Dragashit ka ndërmarrë një sërë masash për t’i pritur ata me...

Lajmet e Fundit