5.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Edhe 11 të shëruar me Covid-19 nga Malisheva

Numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës është rritur në 71 persona të shëruar me Covid-19. Kjo është e bërë me dije tani, pasi sonte përfundimisht janë shëruar edhe 11 qytetarë të tjerë të kësaj komune, të cilët paraprakisht ishin të prekur me virusin korona.

Shërimi i 11 pacientëve, është konfirmuar nga komunikimi me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi 11 të shëruarit edhe në testin e dytë kanë rezultuar negativ.

Pas këtij lajmi të mirë për Malishevën, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale, Liridon Hoti, i kanë uruar të shëruarit dhe i kanë falënderuar qytetarët për kulturën e treguar gjatë kësaj periudhe, duke kontribuar në mospërhapjen e virusit.

Edhe katër pacientëve aktivë, nënkryetari Berisha dhe drejtori Hoti, u kanë dëshiruar shërim të shpejtë, si dhe thanë se “do të vazhdojmë të përcjellim gjendjen e tyre, deri në shërimin e plotë”.

Gjendja me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është si vijon: Nga 76 të prekur me virusin korona, 71 prej tyre janë shëruar, 4 raste janë aktive dhe një rast ka pësuar me fatalitet.

Më Shumë

Shënohet Dita Botërore e Tuberkulozës në Prizren, 66 raste të regjistruara në vitin 2025

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka bërë të ditur se edhe këtë vit është shënuar Dita Botërore...

Suhareka synon forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal me Fellbach dhe Meissen

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, ka pritur në një takim nënkryetaren e qytetit Fellbach dhe përfaqësues të qytetit Meissen, me të cilët...

Lajmet e Fundit