Pos QKUK-së edhe në Spitalin e Prizrenit po trajtohen pacientë me coronavirus

Prizreni vazhdon të jetë njëra prej komunave të Kosovës që ende ka mjaft raste aktive me coronavirus.

Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj thotë për RTV Dukagjinin se që nga rasti i parë që është paraqitur në Repartin e Hemodializës është bërë riorganizimi i punëve pasi që funskionimi i këtij reparti është jetik për pacientët që marrin shërbime.

“Kemi 229 pacientë që marrin shërbimin e hemodializës dhe na është dashur të riorganizojmë stafin pasi disa prej tyre kanë shkuar në vet izolim për shkak të dyshimeve se mund të jenë prekur me COVID-19. Nuk ka qenë e lehtë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Avdaj thotë se Spitali i Prizrenit tashmë trajton edhe pacientë me coronavirus.

“Në fillim ne nuk kemi qenë të njoftuar për një gjë të tillë që u detyruam ta ri trajnojmë stafin, por falënderojmë edhe disa nga mjekët dhe infermierët që janë paraqitur vullnetarisht për të trajtuar pacientët me COVID-19”, deklaroi ndër të tjera Afrim Avdaj./Telegrafi/

Më Shumë

AAK-ja zgjedh kryesinë e re në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren ka zgjedhur kryesinë e re të degës, pas aprovimit unanim nga Këshilli Drejtues. Lajmin e ka bërë...

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Lajmet e Fundit