24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Edhe Manchester United futet në garë për Dybala-n, kontakton menaxherin e tij

Manchester United është ekipi që po transformohet më së shumti në këtë afat kalimtar veror.Paul Pogba u largua, gjithashtu edhe Cristiano Ronaldo me shumë mundësi do të largohet, andaj “djajtë e kuq” po punojnë për afrimin e futbollistëve të rinj.

I fundit në listën e dëshirave të Manchester-it është Paolo Dybala, i cili aktualisht është futbollist i lirë, pasi nuk vazhdoi kontratën me Juventus-in.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, drejtuesit e Manchester-it kanë kontaktuar menaxherin e Dybala-s, për të gjetur një marrëveshje që ai të transferohet në Premier Leauge.

Për argjentinasin thuhet se është duke u interesuar edhe skuadra tjetër angleze, Arsenal.

Ndërsa në Itali, Inter-i ishte afër transferimit të tij, por në fund ngecën negociatat pas rikthimit të Romelo Lukaku-t, kurse raportohet që edhe Milan-i u interesua për futbollistin 27 vjeçar.

Për të firmosur me një klub të ri, Dybala kërkon të paktën 7 milionë euro në sezon dhe një kontratë tre-vjeçare.

Kujtojmë që Dybala qëndroi shtatë vjetë me Juventus-in. Ai numëron në total 293 ndeshje me fanellën bardhezi, prej të cilave ka shënuar 115 gola.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Kroaci: 500,000 shikues për këngëtarin ekstremist

Më 5 korrik mbahet koncerti më i madh në historinë evropiane në Zagreb: Gjysmë milioni bileta janë shitur për koncertin e yllit të muzikës...

Rahovec–Xërxë: Fillon ndërtimi i ishullit ndarës dhe zgjerimi i rrugës në katër korsi

Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e ishullit ndarës në rrugën Rahovec–Xërxë, në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës në katër korsi përgjatë...

Lajmet e Fundit