Bruno ‘Pop N Taco’ Falcon, ylli kërcimit dhe i filmit hit të vitit 1984 “Breakin”, vdiq të shtunën në moshën 58-vjeçare.
Njoftimi është shpërndarë edhe nga anëtarë të tjerë të familjes, miq dhe bashkëpunëtorë në mediat sociale, përfshirë Toni Basil, e cila kujtoi Falcon përmes Twitter.
“Pusho në paqe miku im i dashur dhe bashkëpunëtori prej shumë vitesh – legjendë e vallëzimit 10qershor 1964 – 2 korrik 2022”, tha ajo.
Falcon shfaqi aftësitë e tij në filmin klasik të drejtuar nga Joel Siberg, ku ai portretizoi Electro Rock 1. Mes aktorëve janë Ice T, Timothy ‘Poppin’ Pete’ Solomon dhe Adolfo ‘Shabba Doo’ Quinones, i cili vdiq më 29 dhjetor 2020.
Falcon është gjithashtu i famshëm për bashkëpunimet e tij të shumta me Michael Jackson, kryesisht rolin e tij në “Smooth Criminal”, pjesa qendrore e filmit të vitit 1988 “Moonwalker”.
Foto: Facebook
Ylli i vallëzimit u shfaq gjithashtu në vazhdimin e “Breakin”, “Electric Boogaloo”, një episod i Benson në 1985, Captain EO vitin e ardhshëm dhe në 1991 “Bill & Ted’s Bogus Journey”.
Ai gjithashtu shërbeu si koreograf i filmit të animuar të vitit 1994 “Thumbelina”.
Foto: Facebook
I njëjti gjithashtu u shfaq në videoklipe për Chaka Khan dhe Lionel Richie. /Telegrafi/