12.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

“Ekstremisti islamikë”, avancohet nga AAK-ja e Ramush Haradinajt

Mensur Bytyçi dyshohet për lidhje me ekstremistët islamikë. Emri i tij është përmendur në një raport të Inteligjencës së Njësisë kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës, ku janë dhënë përshkrime mbi organizatat që dyshohet se kanë lidhje me ekstremizmin fetar e që kanë vepruar dhe veprojnë në Kosovë.

Pavarëisht këtyre dyshimeve AAK-së së Ramush Haradinajt nuk i ka penguar që të mbështesë dhe avancojë Bytyçin.

Ai dje është zgjedhur kryetar i nëndegës së AAK-së “Vëllezërit Stavileci” në Prizren.

Bytyçi po ashtu vazhdon të udhëheqë Drejtorinë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit. Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, pas publikimit të raportit, ka kërkuar që në bazë të dispozitave ligjore të merren masa ndajt drejtorit Mensur Bytyçi. Opozita ndërkaq, pat kërkuar shkarkimin e tij.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Bytyçi ka marrë mbështetje nga AAK-ja për të vazhduar aktivitetin e tij politik, por edhe në Qeverinë e Ramadan Mujës.

Në raportin e Inteligjencës së Njësisë kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës Bytyçi përshkruhet bashkëpunëtorë i organizatës “Kur’an”, bashkë me disa persona të tjerë, në mesin e të cilëve është edhe një zyrtar tjetër i Komunës së Prizrenit.

Në raport Bytyçi figuron si pronar i librarisë “Pena”.

Ndërkaq, Bytyçi ka mohuar të ketë lidhje me ekstremistët islamikë apo organizatat terroriste.

“Nuk jam bashkëpunëtor i askujt, por vetëm i Kosovës dhe i shqiptarisë. Kam qenë shërbëtor i denjë për pavarësinë e Kosovës, dhe këtë e kam dëshmuar me vepra”, ka thënë Bytyçi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1391 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Hyseni për herë të pestë fiton çmimin ‘Ylli i javës’

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 31-të...

Lajmet e Fundit