12.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Eqrem Kryeziu: Rrëfehuni e mos u shantazhoni nga shërbimet

Ish nënkryetari i LDK’së, Eqrem Kryeziu, ka bërë të ditur qëndrimin tim për figurat publike të së kaluarës sonë.

Në një status në Facebook Kryeziu shkruan se “goxha shpesh e përsëritja opinionin tim se kam mirëkuptim për dobësitë njerëzore, për dobësitë e të tjerëve”.

“Sidomos rrethanet e dekadave të shkuara për shqiptarët, kudo që ishin, kanë qenë rrethana infernale. Për pasojë, vetëm heronjtë e vdekur ia kanë dalë ta ruajnë integritetin. Por ata nuk flasin më, as nuk shkruajnë libra. Flasin këta që mbetën gjallë, me fytyrë e pa fytyrë.

Por ne nuk mund t’i akuzojmë pse mbetën gjallë. Larg qoftë!”.

“Ajo që kujtoj se do t’i ndihmonte shoqërisë shumë, besa personalisht edhe atyre, do të ishte rrëfimi /si institucion religjioz/ i aventurave të tyre, rrëfim pa fshehur asgjë”.

“Ja, kjo ishte shpresa ime intime. Besoj se nuk është kërkesë e rëndë, por po të realizohej, do të ishte një katharsis i paparë, si për ata individë, si për shoqërinë”, shkruan Kryeziu n? statusin e tij në cilin ia drejton ish deputetit Berat Buzhala për të cilin thotë se çmon sensin e tij për të vërteten.

Sipas tij, pa këtë të rrëfyer, shërbimet sekrete të regjimeve të kaluara i shantazhojnë keqas bashkëpunëtorët e tyre në Kosovë.

“Po nuk punove për ne, do ta publikojmë dosjen tënde me emrat e mbiemrat e atyre që ua ke shkatërruar jetën!”.

“Por në qoftë se unë tregoj publikisht se ç’i kam bërë Beratit e atij tjetrit e atij tjetrit, si akt pendese e përdëllimi, dosjet e Beogradit digjen automatikisht dhe, për rrjedhojë – më në fund, për herë të parë, unë bëhem verëvërté njeri i lirë. Dhe duke qenë i lirë më në fund, do të jem bekim për vendin tim, jo mallkim”.

“Në qoftë se jo, edhe fëmijët e mi do të infektohen nga murtaja ime, siç mund të shohim gjithandej”.

Më Shumë

Lajmet e Fundit