Era e fortë shkuli një dru në qendër të Prizrenit

Sikurse shumë qendra të tjera të vendit, edhe Prizreni është përballur me një erë të fortë, që së paku njoftohet se ka rrëzuar edhe një dru, në lagjen “Jeni mahallë”.

Sipas një lexuesi të portalit, bëhet fjalë për një dru të cilin era e ka shkulur në orët e mbrëmjes, duke e rrëzuar në rrugë, dhe se për këtë ishte bllokuar rruga nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare që del te rrethi në lagjen “Jeni mahallë”, në mes të banesave të reja.

Edhe në Prishtinë, era e fortë dje kishte hequr çatinë e Gjykatës Themelore të Prishtinës, atë të Departamentit të Krimeve të Rënda.

Gjithashtu, edhe shenjat e komunikacionit të vendosura në rrugë në kryeqytet, janë rrëzuar dje nga era e fortë.

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Lajmet e Fundit