3.9 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Erdogan nuk fal, arrestohen edhe 150 ushtarë për grushtin e shtetit

Policia turke arrestoi 150 ushtarë për lidhje të dyshuara me klerikun fetar, Fethuallah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet në korrik të vitit 2016.

Policia tha se operacioni është kryer me urdhër të prokurorit të Stambollit. Të enjten, ndërkaq, u arrestuan mbi 80 pjesëtarë të forcës ajrore, nën akuzat e njëjta.

Turqia ka arrestuar mbi 160,000 njerëz dhe ka shkarkuar ose pezulluar nga puna gati të njëjtin numër të shërbyesve civilë që nga puçi i dështuar.

Prej tyre, mbi 50,000 janë akuzuar formalisht dhe mbahen në burg gjatë gjykimit të tyre.

Aleatët perëndimorë e kanë kritikuar Turqinë për këtë përndjekje. Kritikët thonë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po e shfrytëzon atë për të heshtur zërat kritikë.

Turqia thotë se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

Më Shumë

Kryeprokurori në Prizren del në aksion bashkë më Njësinë Speciale, arrestohen disa persona për fajde

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kreziu, ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit. Njësiti Special ka arrestuar disa...

Nënkampioni kundër kampionit

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante këtë fundjavë. Derbi do të jetë të dielën ndërmjet nënkampionit Bashkimit dhe kampiones, Trepça, njëherësh edhe vendi...

Lajmet e Fundit