4.8 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Erdogani: Po e fillojmë një faqe të re bashkëpunimi me Rusinë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogani, ka thënë se Turqia po e fillon “një periudhë shumë të ndryshme në marrëdhëniet me Rusinë dhe se bashkëpunimi në mes të dy vendeve mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve rajonale”.

Erdogani ka bërë këtë deklaratë në Shën Petersburg të Rusisë para takimit me liderin rus, Vladimir Putin. Ky është takimi i parë prej të dy vendet përkeqësuan marrëdhëniet kur në nëntor Turqia e rrëzoj një aeroplan luftarak rus në afërsi të kufirit me Sirinë. Rusia vendosi menjëherë sanksione ndaj Turqisë ndërsa numri i turistëve rusë në bregdetin turk shënoj rënie prej 87 për qind gjatë këtij viti. Pak para takimit me Putinin, Erdogani ka thënë se ai dëshiron të rifillojë bashkëpunimin me Rusinë në disa sektorë.

“Një faqe e re do të hapet në lidhjet ruso-turke. Kjo faqe e re përfshinë ushtrinë, ekonominë dhe bashkëpunimin kulturor”, ka thënë Erdogani për agjencinë ruse “TASS”.

Takimi mbahet pas përkeqësimit të marrëdhënieve në mes të Ankarasë dhe perëndimit, pas grushtshtetit të dështuar në Turqi, ku u vranë 230 persona. Turqia e akuzon perëndimin se është treguar më e shqetësuar me veprimet e pushtetit në Ankara kundër puçistëve se sa me vet puçin. /REL

Më Shumë

500 euro të dyshuara si të falsifikuara, deponohen në një bankë në Prizren

Një shumë prej 500 eurosh që dyshohet se është e falsifikuar është sekuestruar në Prizren, pasi është deponuar në një bankë. Policia po heton rastin. Kliko...

Totaj emëron Samra Ilijazin drejtoreshë të Inspektorateve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar sot për një tjetër emërim në kuadër të Ekzekutivit . Ai ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit