Eva Alikaj: Ndriçim Xhepa, dashuria e jetës sime

Aktorja Eva Alikaj e cila mbahet mend për rolin e “Elsës” në “Pallati 176”, në një intervistë të dhënë për Panoramën, ka folur për karrierën e saj kinematografike dhe skenat e censuruara në filmat e saj.

Alikaj rrëfen se shpesh ka qenë kundër seknave të puthjeve në filma megjithëse regjizorët ia kanë kërkuar shumë herë.

Madje ajo ka rrezikuar edhe pezullimin për shkak të kokëfortësisë së saj.

“Më thanë që në një film duhet të puthesha me Ndriçim Xhepën i cili në atë kohë ishte edhe partneri im në jetë. Refuzova. Nuk është se kisha komplekse por ashtu e ndjeja”, rrëfen Alikaj.

Duke folur për marrëdhënien me aktorin Ndriçim Xhepa Alikaj ka thënë se ai ka qenë dashuria e jetës së saj dhe megjithëse u ndanë ata realizuan disa filma të tjerë bashkë.

Megjithatë pas kaq shumë vitesh Alikaj mendon se puthjet e censuruara mund t’i kishin bërë edhe më të bukur këta filma.

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me prezantimin e rikonceptimit të ekspozitës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në ambientet e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren, mbrëmë u shënua 18 Maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeve, përmes një ngjarjeje kulturore...

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Lajmet e Fundit