22.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Tyson i rikthehet boksit profesionist pas gati 20 vitesh

Lufta e ish-kampionit të peshave të rënda, Mike Tyson kundër youtuber-it Jake Paul më 20 korrik do të jetë një ndeshje profesionale dhe do të llogaritet në rekordet e tyre zyrtare, kanë njoftuar boksierët dhe promovuesit.

Mike Tyson do t’i rikthehet boksit profesionist pas gati 20 vitesh dhe në moshën 58-vjeçare (ai mbush 58 vjeç në qershor, një muaj para luftës) në një meç të planifikuar për 8 raunde nga dy minuta secili.

Dita e njëzetë korrikut do të hyjë në histori si rikthimi i Mike Tyson në ring si boksier profesionist, i konfirmuar nga Komisioni i Boksit të Teksasit, i cili miratoi luftën kundër Jake Paul në stadiumin “AT&T” në Arlington.

Do të jetë rikthimi i amerikanit në aksion që nga pensionimi i tij në 2005 pas një humbjeje ndaj Kevin McBride. Tyson doli në pension me një rekord prej 50 fitoresh (44 KO) dhe 6 humbjesh, të cilat do të ndryshohen në korrik.

Lufta, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në “Netflix”, pritej të ishte një “miqësore” për shkak të diferencës në moshë mes Paul, 27 vjeç dhe Tyson, i cili mbush 58 vjeç më 30 qershor.

Mike Tyson wanted it to be a pro fight. Netflix wanted it to be a pro fight. So I agreed to make it a pro fight. Winner takes all pic.twitter.com/fNLnIiD8fM — Jake Paul (@jakepaul) April 29, 2024
“Mike Tyson donte që ajo të ishte një luftë profesionale. ‘Netflix’ donte që ajo të ishte një luftë profesionale. Kështu që unë rashë dakord që do të ishte një luftë profesionale. Fituesi merr gjithçka”, tha Paul në llogarinë e tij X.

Tyson fitoi titullin e tij të parë botëror në peshën e rëndë në 1986 dhe u bë i padiskutueshëm një vit më vonë, pothuajse një dekadë para se Paul të lindte. Ai ishte sundimtari i padiskutueshëm i peshave të rënda deri në vitin 1990, megjithëse karriera e tij e suksesshme vazhdoi deri në vitet ’90.

Karriera e “Iron Mike” filloi të lëkundet në fillim të viteve 1990 pas një disfate mahnitëse ndaj Buster Douglas, një dënim për përdhunim dhe dy humbje nga Evander Holyfield, duke përfshirë kafshimin e diskutueshëm të veshit të kundërshtarit të tij më 28 qershor 1997 në “MGM Grand” në Las Vegas.

Pas 15 vitesh larg ringut, Tyson luftoi një meç kundër kolegut të tij veteran Roy Jones Jr. në vitin 2020, i cili përfundoi në barazim, megjithëse nuk u konsiderua profesional, ndryshe nga lufta e 20 korrikut që do të ndryshojë rekorde.

Kundërshtari i Tyson do të jetë Paul, një youtuber i njohur me mbi 26 milionë ndjekës në Instagram, i cili filloi karrierën e boksit në vitin 2020 dhe ka grumbulluar nëntë fitore në dhjetë duele.

Përballja do të zhvillohet në stadiumin “AT&T” në Arlington, shtëpia e ekipit të futbollit amerikan Dallas Cowboys në shtetin e Teksasit, Shtetet e Bashkuara. Albanian Post

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Historia e panjohur e deputetit rebel që Enver Hoxha e dënoi me vdekje! Anatemohej si aventurier sepse nuk martohej

Atij, pas vitit 1945, nuk i dhanë as punë shtetërore, as pension. I hoqën triskën e Frontit, triskën e ushqimeve, por ia doli të...

Kanosi dhe fyu policët, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtëse në trafik, ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë. Në...

Lajmet e Fundit