11.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Vodhi 600 mijë euro, nis gjykimi ndaj drejtorit të bankës

Prokuroria e Pogradecit përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim shtetasin Spartak Tupe, ish-drejtorin e filialit të një banke të nivelit të dytë, i akuzuar për « vjedhje të bankave dhe arkave të kursimit» me pasoja të rënda.

Nga hetimi ka rezultuar se nëpërmjet veprimeve antiligjore ka përvetësuar rreth 600 mijë euro nga llogaritë e mbi 20 klientëve.

I pandehuri është hetuar me masën e sigurisë  “arrest në burg” prej muajit tetor 2014 dhe hetimi ka nisur në bazë të materialit kallëzues të bankës në të cilën ushtronte funksionet ky shtetas.

Konkluzionet e prokurorise

Nga studimi dhe analiza e te gjitha provave te grumbulluara rezulton:
Nder llogarite e perfshira ne skemen e aplikuar nga ish – Drejtori i Bankës……..,Dega Pogradec, shtetasi S Tupe, eshte edhe llogaria bankare e klientit B.B.

Ne deklarimet e tij te dates 02.07.2014, shtetasi B.B shpjegon se “ne muajin Nentor 2013 kam çelur nje depozite me afat 12 mujor … per shumen 2.500.000 leke. Depozitimin e kam kryer nepermjet dokumentit “derdhje cash”.

Nepermjet aktit “proçesverbal per sekuestrimin e proves materiale”, te dates 16.05.2014, prane Banka ……jane sekuestruar rregjistrime video te kryera nga sistemi i siguri / mbikeqyrjes qe operon prane “Banka ……”, Dega Pogradec, ku rezulton e rregjistruar paraqitje prane kesaj dege banke e shtetasi B.B. dhe kryerja e veprimeve bankare per te cilat ai deklaron.

Llogaria e klientit eshte debituar ne shumat respektivisht 1’000’000 dhe 685’000 Leke, dhe te dy keto xhirrime jane kryer drejt llogarise se klientit I.P.

Debitimi i llogarise se klientit B.B eshte ndare ne 2 pjese dhe nje gje e tille eshte bere per te evituar nevojen per autorizim nga nje punonjes i dyte ne degen e bankes, pasi shuma maksimale e lejueshme nga sistemi pa nevoje autorizimi per xhirrimet e brendshme eshte 1’000’000 Leke.

Keto veprime jane rregjistruar ne sistemin kompjuterik qe operon “Banka ……”, nga perdoruesi S. Tupe, por nuk permbajne nenshkrimin e klientit.

Nepermjet ketyre dy veprimeve eshte realizuar rikthimi i vlerave te pervetesuar me pare nga llogaria e klientit I.P. Shuma prej 1’685’000 Leke, e pervetesuar nga klienti B.B eshte ricikluar brenda skemes per te mbuluar gjurmet, dhe per te fshehur pervetesimin e meparshem ndaj klientit I.P

Referuar dokumentacionit te levizjeve te llogarise rezulton se nepermjet veprimit bankar “xhirrim i brendshem”, te dates 13.12.2013, llogaria e klientit B.B eshte debituar per shumen 95’000 Leke, shume e cila ka kaluar ne favor te llogarise qe i perket klientes M.O.

Ky veprim eshte kryer dhe rregjistruar ne sistem nga perdoruesi S Tupe, por mandati i veprimit nuk eshte printuar. Nepermjet ktij veprimi eshte realizuar rikthimi i vlerave te pervetesuar me pare nga llogaria e klientes M.O. Shuma prej 95’000 Leke, e pervetesuar nga klientja B.B eshte ricikluar brenda skemes per te mbuluar gjurmet, dhe per te fshehur pervetesimin e meparshem ndaj klientes Mimoza Osmani.

Prane “Banka ……”, Dega Pogradec, me cilesine e proves materiale eshte sekuestruar edhe dokumenti “mandat i veprimit bankar “xhirrim i brendshem””, date 13.12.2013. Nepermjet ketij veprimi llogaria e klientit B.B eshte debituar ne shumen 400’000 Leke, shume e cila ka kaluar ne favor te llogarise qe i perket klientit E.T. Ky veprim eshte rregjistruar ne sistemin kompjuterik qe operon “Banka ……”, nga perdoruesi S. Tupe, por nuk permban nenshkrimin e klientit.

Referuar dokumentacionit te levizjeve te llogarise te klientit B.B rezulton se nepermjet veprimit bankar “xhirrim i brendshem”, date 17.12.2013, llogaria e shtetasit B.B eshte debituar per shumen 72’000 Leke, shume e cila ka kaluar ne favor te llogarise te klientit E.T.

Ne lidhje me kete veprim bankar shtetesi B.B shpjegon se shtetasin E.T “nuk e njoh dhe rrjedhimisht nuk kam asnje lloj marrdhenie”, duke theksuar se “pasi e studjoj me qetesi mandatin e veprimit bankar “xhirrim i brendshem”, date 17.12.2013, konfirmoj se nenshkrimi nen emrin tim tek ky dokument nuk eshte lene nga ana ime”.

Nepermjet aktit “vendim per caktimin e ekspertit”, te dates 10.07.2014, eshte urdheruar kryerja e Ekspertimit Grafik Krahasues te dokumentit “mandat i veprimit bankar “xhirrim i brendshem””, date 17.12.2013. Referuar aktit te ekspertimit grafik nr.8020, date 25.07.2014, rezulton se “nenshkrimi ne emer te B.B”, vendosur nen rekuiziten “nenshkrimi i klientit”, ne dokumentin objekt “xhirrim i brendshem”, me date 17.12.2013, nuk eshte nenshkrimi i B.B …”. Pra provohet se nenshkrimi i klientit eshte i fallsifikuar.

Ne sistemin kompjuterik qe operon “Banka ……”, veprimi bankar “xhirrim i brendshem”, date 17.12.2013, eshte kryer dhe rregjistruar nga perdoruesi S. Tupe.

Referuar dokumentacionit te levizjeve te llogarise te klientit B.B, rezulton se nepermjet veprimit bankar “xhirrim i brendshem”, te dates 26.12.2013, llogaria e klientit B.B eshte debituar per shumen 240’000 Leke, shume e cila ka kaluar ne favor te llogarise te klientit E.T. Ky veprim eshte kryer dhe rregjistruar ne sistem nga perdoruesi S Tupe, por mandati i veprimit nuk eshte printuar.

Nepermjet veprimeve bankare “xhirrim i brendshem”, date 13.12.2013; dhe atij te dates 26.12.2013, provohet se ish – Drejtori i “Banka ……”, Dega Pogradec, shtetasi S. Tupe, ka realizuar pervetesimin e shumave respektive 400’000, 72’000 dhe 240’000 Leke nga llogaria e klientit B.B ne perfitim te klientit E.T.

Me të njëjtën skemë, rezulton provuar se ish-drejtori i Banka….ka vepruar edhe me llogaritë bankare të rreth 20 personave të tjerë

Nderkohe, po shqyrtohen edhe të tjera, për të cilat po vijohet me grumbullimin e provave.

Nga analiza e provave te grumbulluara edhe per keto episode provohet se nga ana e ish – Drejtorit te “Banka ……”, Dega Pogradec, shtetasi Spartak Tupe, jane kryer veprime te kundraligjshme, sikurse parashtrohet edhe ne kallzimin e bankës./Oranews/

Më Shumë

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Lajmet e Fundit