15.9 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Familjet në dasmë, hajnat thyejnë katër shtëpi në Brestoc të Rahovecit

Pothuajse çdo ditë raportohen në Polici raste të shumta të vjedhjeve që po ndodhin në biznese e shtëpi gjithandej vendit, duke shkaktuar frikë e pasiguri të madhe për qytetarët. E sidomos periudhën e verës, për shkak të ahengjeve të ndryshme familjare, shumë shtëpi mbesin pa përkujdesje, çka bën që të jenë cak i hajnave, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu e kanë pësuar mbrëmë katër familje në fshatin Brestoc të Rahovecit, të cilët ende pa u errur kishin marrë rrugën për në një dasmë, duke lënë shtëpitë e tyre vetëm.

Sinjali mëson se disa persona të panjohur kanë depërtuar brenda shtëpive dhe të njëjtat i kanë demoluar, mirëpo nuk dihet ende se çfarë kanë arritur që të vjedhin.

Pronari i njërës prej shtëpive që ka denoncuar rastin në Polici, ka bërë me dije se një kushëri i tyre ka parë se persona të panjohur janë në shtëpitë e tyre dhe si rrjedhojë ka lëshuar alarmin i cili i ka frikësuar hajnat dhe të njëjtit janë larguar me shpejtësi aty.

Njësitë policore kanë kryer në vendin e ngjarjes të gjitha ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

Më Shumë

Aksident mes 8 veturave në Zhur të Prizrenit

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes tetë veturave të ndodhur pasditën e sotme në Zhur të Prizrenit. KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1487564235480956 Këtë e konfirmoi...

Artistët bëhen bashkë për Gazën, koncert humanitar në Wembly

Një aktivitet i madh humanitar për mbledhje fondesh do të zhvillohet në Wembley të Londrës. Eventi është cilësuar si “një takim artistësh, muzikantësh dhe njerëzish...

Lajmet e Fundit