9.6 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Fatmir Limaj: Abstenoj sepse kështu nuk mund të ndihmohet drejtësia

Fatmir-limaj2Fatmir Limaj ka konfirmuar se është pro themelimit të një Gjykate e cila do të dënonte të gjitha krimet e kryera gjatë luftës. Por, ai ka thënë se do të abstenojë kur të votohet për Gjykatën Speciale për shkak se kjo eshte drejtesi selektive.
Deputeti Fatmir Limaj ka thënë se do të abstenojnë kur të nxirret në votim themelimi i Gjykatës Speciale për t’i dënuar krimet e supozuara të UÇK’së.

Limaj ka thënë se janë për drejtësi, por jo për drejtësi selektive.

“Tani derisa në Kuvendin e Kosovës nuk shtrohet si çështje që do të gjykojë, procedojë të gjitha krimet e supozuara në Kosovë pavarësisht se kush e ka kryer krimin, ne detyrohemi të abstenojmë sepse mendojmë se kështu nuk mund të ndihmohet drejtësia”, ka thënë ai.

“Unë kurrë nuk mund të votojë kundër një Gjykate e cila heton dhe ka për qëllim procedime të krimeve të luftës. Por, krimi nuk mund të gjykohet selektivisht, nuk mund të ndiqet selektivisht. Unë jam për vazhdimin e misionit të EULEX’it. Dhe unë do të jem gjithmonë pro një gjykate e cila do të gjykonte krimet e kryera në Kosovë pavarësisht nacionalitetit”, ka shtuar Limaj.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë po krijohet përshtypja se 15 vjet pas luftës ka nisur hetimi i luftës së UÇK’së.

Por, ai ka përmendur faktet që tregojnë se prej përfundimit të luftës ka pasur gjykime të ish-pjesëtarëve të UÇK’së.

“Në fakt e vërteta është ndryshe. Që nga paslufta janë bërë hetime për krimet e supozuara të UÇK’së… Ka dhjetëra aktgjykime. Kemi raste të Gjykatës së Hagës dhe kemi vendime të EULEX’it”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Artan Abrashi zbulon arsyen e bashkëpunimit me Zafir Berishën: Na lidh respekti dhe vizioni për Prizrenin

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka folur sonte në emisionin Politiko për arsyet që e shtynë të lidhë koalicion...

Prokurori Beqë Shala pezullohet nga detyra pas hetimeve për marrje ryshfeti

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur të pezullojë përkohësisht nga detyra prokurorin Beqë Shala, pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Prokuroria Speciale e Republikës...

Lajmet e Fundit