12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Festa që bashkoi shqiptarët mund të bëhet e kushtueshme për Shaqirin e Xhakën

Me golat që shënuan, por edhe me festën që e bënë pas tyre, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka kanë gëzuar miliona shqiptarë të premten mbrëma.

Festa ka vazhduar edhe të shtunën e të dielën, ndërsa urimet e lëvdatat për Shaqirin e Xhakën, por edhe për Valon Behramin e Blerim Xhemailin nuk kanë të ndalur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Golat e tyre janë festuar edhe në Zvicër, pasi me ta përfaqësuesja e këtij vendi fitoi ndaj Serbisë me shifrat 2:1 dhe rriti gjasat për të kaluar në fazën nokaut të botërorit të futbollit që po mbahet në Rusi.

Por mënyra e festës që u siguroi shumë përkrahës në mesin e shqiptarëve dhe shumë kundërshtarë në mesin e serbëve, Shaqirit e Xhakës mund t’iu kushtojë.

Është FIFA (Federata Botërore e Futbollit), që ka nisur hetim ndaj Shaqirit dhe Xhakës. FIFA po i heton dy yjet shqiptarë të Zvicrës për mënyrën e festimit të golave në ndeshjen ndaj Serbisë.

Fillimisht Xhaka e më pas edhe Shaqiri festuan duke formuar me duar figurën e shqiponjës dykrenore, simbolit të shqiptarëve. Serbët vlerësuan se kjo mënyrë e festimit ishte provokim ndaj tyre dhe bënë ankesë..

Më Shumë

Ligjëratë informuese për tuberkulozin me nxënës në Rahovec

Në kuadër të Dita Botërore e Tuberkulozës, në Rahovec është mbajtur një ligjëratë informuese me nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 të IAAP...

Bashkimi blindon vendin e dytë

Bashkimi ka regjistruar një fitore të rëndësishme dhe bindëse në javën e 26-të të ProCredit Superligës, duke mposhtur Golden Eagle Ylli me rezultat 95:70,...

Lajmet e Fundit