12.8 C
Prizren
E premte, 10 Maj, 2024

Festivali që kërkon të rindërtojë marrëdhëniet kulturore Serbi-Kosovë

Beograd – Festivali pesë ditor, i titulluar “Mirëdita, Dobar Dan!”, që do të thotë mirëdita në shqip dhe serbisht, hapet ditën e enjte në Beograd dhe ka si qëllim ndërtimin e urave midis njerëzve dhe zakonshëm të ndarë nga politika dhe konflikti.

Festivali është një paralele kulturore për negociatat në mes të liderëve politikë nga Beogradi dhe Prishtina pas të ashtuquajturës Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne mendojmë se Marrëveshja e Brukselit është një proces në mes elitave politike dhe se ajo nuk do të kontribuojë në afrimin e njerëzve nga Kosova dhe Serbia,” tha një nga organizatoret e festivalit, Maja Stojanovic nga OJQ-ja “Iniciativa Qytetare” me bazë në Beograd.

“Marrëveshja përfaqëson normalizimin e marrëdhënieve në sipërfaqe. Nëse ne nuk punojnë për marrëdhëniet tona, çdo ngjarje problematike mund të ndezë përsëri urrejtjen dhe nacionalizmin,” tha ajo.

Festivali do të hapet me shfaqjen e filmit të vitit 2014 nga Isa Qosja, “Tri dritare dhe një varje”, historia e një gruaje të dëbuar nga fshati i saj pasi ishte përdhunuar gjatë luftës në Kosovë.

“Në një mënyrë specifike, ky film lidhet me marrëdhëniet pas lufte midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse ai flet për pasojat e luftës dhe shpjegon se si lufta ndikon te njerëzit e thjeshtë,” tha Stojanovic.

Gjatë festivalit, i cili është organizuar gjithashtu edhe nga OJQ-të “Qendra e Politikave” me bazë në Beograd dhe “Integra” me bazë në Prishtinë, do të ketë gjithashtu drama, koncerte, shfaqje dhe një debat në lidhje me personat e zhdukur nga konflikti i viteve 1998-1999, në të cilin do të marrin pjesë si viktimat shqiptare të luftës ashtu edhe ato serbe.

“Është e rëndësishme që njerëzit të vijnë dhe të dëgjojnë atë që të gjithë kaluan. Njerëzit duhet të dinë se çfarë ndodhi duke qenë se kjo do t’u japë atyre më shumë mundësi pajtimi,” tha Stojanovic.

Ajo tha se simboli dhe frymëzimi i festivalit është Bekim Fehmiu, një shqiptar i Kosovës i cili ishte një nga aktorët më të rëndësishëm jugosllavë dhe që arriti gjithashtu famë ndërkombëtare.

Fehmiu, i cili u lind në Sarajevë dhe u shkollua në Beograd, doli në pension në shenjë proteste kundër aksioneve kundër shqiptare të autoriteteve jugosllave në fund të viteve 1980.

Ai është gjithashtu i njohur edhe për kujtimet e tij, “Blistavo i Strasno” ( E shndritshme dhe e frikshme”), në të cilin ai hulumton marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai vrau veten në vitin 2010.

Festivali do të mbahet gjithmonë në qershor, duke qenë se Fehmiu lindi më 1 qershor dhe e kreu vetëvrasjen më 15 qershor. Qershori është muaji kur ne përkujtojmë të dyja, tragjedinë dhe potencialin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës,” tha Stojanovic.

Pas festivalit në Beograd, organizatorët do të organizojnë një sërë eventesh duke prezantuar kulturën serbe në Prishtinë nga shtatori deri në qershor.

Ata do të fillojnë me një sërë nga filmat e Fehmiut, të cilët nuk janë shfaqur kurrë më parë në Kosovë dhe kanë nevojë të dublohen përsëri nga serbisht në shqip. /Kallxo.com/

Më Shumë

Humb jetën një grua shtatzënë në Spitalin e Prizrenit

Të premten në Spitalin Rajonal të Prizrenit, më saktësisht në repartin e Gjinekologjisë ka ndërruar jetë një grua shtatzënë. Siç bëhet e ditur në raportin...

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha thotë se do të restaurohen Valavica dhe Mulliri në Bellobrad të Dragashit 

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha së bashku me kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe zyrtarë të...

Lajmet e Fundit