0.4 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Finalja e 2018-ës e Championsit luhet në Kiev

Stadiumi “Olympiyskyi” i Kievit do të presë finalen e Ligës së Kampionëve 2018. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, por zyrtarizimi nga UEFA do të vijë vetëm pas takimit të krerëve të kësaj organizate në Athinë.

Në këtë stadium, që ka një kapacitet prej 70 mijë vendesh, është zhvilluar finalja e Euro 2012. Majin e kaluar është përzgjedhur Milano dhe stadiumi “San Siro”, për të pritur finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Ndërsa pranverën e ardhshme, kapitulli i fundi i kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube do të zhvillohet në “Millenium Stadium” të Kardifit. “Një vendim historik për futbollin ukrainas, – ka thënë presidenti i Federatës Andriy Pavelko. – Organizimi i finales së Champions League është një fitore për çdo qytetar ukrainas. Fakti që festa e futbollit do të organizohet në shtëpinë tonë na lumturon shumë”.

Stadiumi “Olympiyskyi” që, siç e thamë, ka një kapacitet prej 70 mijë spektatorësh, është ndërtuar në 1923-in dhe është stadiumi i ekipit të Dinamos së Kievit dhe i kombëtares ukrainase. Në vitin 2012 aty është organizuar finalja e Europiani, ku Spanja ka mundur 4-0 Italinë e Prandelli-t.

Më Shumë

Rruga Prizren-Tetovë, projekt që do të afrojë dy qytete shqiptare |VIDEO

Afaristët nga Maqedonia e Veriut, që ushtrojnë bizneset e tyre shumë vite më parë në Kosovë, presin me padurim finalizimin e projektit të rrugës...

Reshjet atmosferike dëmtuan rrugën nacionale Zhur-Dragash|Video

Rruga Prizren-Dragash është dëmtuar nga reshjet atmosferike të ditëve të fundit. Ky segment rrugor është mjaft i frekuentuar, ndërsa banorët lokalë ankohen për vështirësitë...

Lajmet e Fundit